• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjoba të majme e deri në heqjen e patentës/ Kufizohet lëvizja e automjeteve të rënda brenda Unazës së Vogël

by
06/01/2022 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndalojë qarkullimin e automjeteve të rënda brenda Unazës së Vogël nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes, në të kundërt drejtuesit e këtyre automjeteve do të ndëshkohen me gjobë që shkon deri në 10 mijë lekë të rinj e deri në heqjen e patentës.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës këto masa ndërmerren për të disiplinuar trafikun. Përjashtim nga këto kufizimi i qarkullimit bëjnë mjetet e shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjetet ë transportit publik urban qytetës në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit.

Njoftimi i plotë:

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos shkelur rregullat e reja të qarkullimit në kryeqytet, nëse nuk duan të marrin një gjobë të madhe ose t’u hiqet patenta.

Me qëllim disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sikurse mund të shihni edhe nga tabela, gjobat do të vijojnë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj, ndërkohë që do të ketë edhe masa plotësuese që shkojnë deri në heqje të lejes së drejtimit. Kështu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve përveç: veturave, mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjeteve të transportit publik urban qytetës në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit, me kufizim prej orës 07:00 – 20:00 do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.

E njëjta gjobë është edhe për ata drejtues të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit prej orës 07:00 – 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e  Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

Tolerim zero do të jetë edhe për ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, që do të vijojnë të qarkullojnë prej orës 09:00 – 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke  përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e  Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”. Edhe këta drejtues rrezikojnë heqjen e patentës dhe në rastin më të mirë një gjobë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.

Me gjoba do të përballen edhe ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton që qarkullojnë në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00.

Ndryshimet prekin dhe qarkullimin e mjeteve të rënda në hyrje të Tiranës. Kështu, në rrugën “29 Nëntori” (Sheshi “Shqiponja” deri tek Kthesa e Kamzës), vetëm në drejtimin hyrës në qytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 7.5 ton, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. Të gjithë drejtuesit që kapen duket mos respektuar rregullat e reja të qarkullimit do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj dhe mund të humbasin dhe lejen e drejtimit deri në 12 muaj.

Sanksione do të ketë dhe për shkelësit e nenit 15/1 të Kodit Rrugor të cilët ndosin rrugët nëpërmjet rrotave, si dhe derdhin inertet ose beton nga mjetet teknologjike. Kur nuk përbën vepër penale drejtuesit e këtyre mjeteve do të dënohen me gjobë nga 25 000 deri në 100 000 lekë. Shkelja e mësipërme shoqërohet edhe me masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e veta.

Dënime do të ketë dhe për ata individë që kryejnë punime, apo hedhin deozitime  në rrugë pa leje duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera. Gjoba në të tilla raste do të jetë 10000 – 40000lekë.

Ndërkohë, dënime do të ketë dhe për drejtuesit që qarkullojnë në kundërvajtje, apo pozicionohen keq në rrugë. Në rrugët kryesore të kategorisë A dhe B mjetet e rënda dhe ato të ngadalta duhet të përdorin korsinë e djathtë. Shkelësit do të ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga 2 000 – 6 000 lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri 6 muaj. Në qoftë se shkelja përsëritet, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 4 deri 12 muaj.

 

Ndalimi Penaliteti Penalitet shtesë
Ndalimin e qarkullimit të mjeteve përveç: veturave, mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjeteve të transportit publik urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim prej orës 7:00 — 20:00. 5000 – 10,000  lekë / 24 orë 

 

 

Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi
Ndalimin e qarkullimit e të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 — 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e
Elbasanit” dhe Bulevardit “Bajram Curri”.
5000 – 10,000  lekë / 24 orë 

 

Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi
Ndalimin e qarkullimit të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, me kufizim prej orës 09:00 — 20:00, në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardit “Bajram Curri”. 5000 – 10,000  lekë / 24 orë 

 

Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi
Ndalimin e qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton, në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. 5000 – 10,000  lekë / 24 orë 

 

Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi
Në rrugën “29 Nëntori” (Sheshi “Shqiponja deri tek Kthesa e Kamzës), vetëm në drejtimin hyrës në qytet ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 7.5 ton, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. 5000 – 10,000  lekë / 24 orë 

 

Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi
Shënim Kur kjo shkelje zgjatet mbi 24 orë, gjoba zbatohet për çdo periudhë 24 orëshe. 

 

/b.h

Next Post
Bukuroshja bjonde çmendet pas Robert Berishës, e puth në buzë para të gjithëve

Bukuroshja bjonde çmendet pas Robert Berishës, e puth në buzë para të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

August 28, 2026
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

August 28, 2026
Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 28, 2026
Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

August 28, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“E ardhmja jo me Beogradin”- Spajiç paralajmëroi skenar destabilizimi në Malin e Zi, Bardhi: Shqipëria të sqarojë përfshirjen, 6 pyetje Qeverisë!

August 28, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Luftë me flakët nga Dajti në Maliq, vatra në 5 qarqe! Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

August 28, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

PS ndryshon vendin e takimit të Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku do mbahet! Protestuesit bënë thirrje për grumbullim para selisë

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

“Të zbatohen rregullat pa asnjë tolerim”- Ministrja Ismaili reagon për ndarjen nga jeta të Ana Dyrmishit: Tragjedia duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm

August 28, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

“Nuk do e lëmë trashëgiminë tonë të degradohet”- Ministri Blendi Gonxhe: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com