• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Shqiptari, qytetar i keq dhe frikacak

by Enkel Demi
26/05/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Një grup studentësh të Media Aktive kanë kryer një eksperiment social, i cili është krejt i thjeshtë, por që të fut në të thella.

Të rinjtë në pjesën e parë të eksperimentit të tyre hedhin kanaçe në këmbët e qytetarëve që shëtisnin në rruginat e kodrave të liqenit në Tiranë.

Kurse në pjesën e dytë improvizojnë një sherr xhelozie mes një çifti, ku mashkulli bëhet mjaft agresiv dhe vajza kërkon ndihmë me të madhe.

Në të dyja rastet reagimet e shëtitësve kanë qenë pothuaj zero.

Meqë flasim për ambjentin shumë këto kohët e fundit, betonin dhe betejat politike që thurren rreth këtyre argumentëve, studentët janë treguar më realistë dhe më finokë se politikanët e komentatorët e shtypit. Ata e kanë nisur nga gjëja më e rëndomtë, hedhja e mbeturinës në mes të rrugës. Asnjeri nuk thotë një gjysëm fjale, dikush e shtyn me këmbë nga udha e vet, por askush nuk i mban ndotësit ndonjë fjalim sensibilizues, jo më të tërheqë vërejtjen apo t’i kërkojë ta rimarrë mbeturinën e hedhur. Kjo do të ngjante kudo tek fqinjët tanë a në Perëndim, mes shqiptarëve nuk ndodh. Kultura e ulët e jetesës është reflektim i kësaj mospërfillje popullore. Shqiptarët shfryjnë hundët pas lëvoreve të pemës, lënë këpucët e shkelura tek pragu i derës, pështyjnë përtokë apo bëjnë kosh në kazan duke vërvitur qesen me plehra nga kati i pestë i banesës. Këta nuk kanë si reagojnë po ia hodhe kanaçen tek këmbët, sepse janë të mësuar, është brenda kulturës së tyre së të jetuarit që kur mbaron frutin, lëvozhgën e hedh në tokë, kur e pi pijen energjike kanaçen e hedh nga dritarja e makinës së shtrenjtë që po vozit pjeshka. Kur tymos në ballkon bythçen ende të ndezur e flak drejt e në oborr ku luajnë fëmijët.

Në rastin e dytë bëhet fjalë për dhunë. Më keq se te kanaçja, njerëzit shohin, ulin kokën dhe shkojnë. Këtu ndërron pak puna. Nuk ma merr mendja se një zotëri a zonjë, të cilët duhet të kenë vetë fëmijë të rritur, të jenë kaq shpërfillës, kur një vajzë e re kërkon ndihmë. Por, ka gjasa të kenë frikë. Një kokorosh që bën një skenë aq të shëmtuar në rrugë, me siguri duhet ta ketë një hekur me vete, ndaj vazhdojmë udhën. Femra që është lidhur me të fortin, tek e fundit fajin e ka vetë, sepse ky është shpërblimi, huri. Pyetja është përse nuk lajmërojnë policinë? Xhirimet e eksperimentit kanë zgjatur mbi një orë dhe askush nuk njoftoi autoritetet. Kjo rrëfen që një qytetar i Tiranës nuk ka besë tek policia, tek shteti, sido që janë kryer seminare pafund për marrëdhëniet mes policisë dhe komunitetit. Më saktë një vërë në ujë, ndaj secili të shoh punën e vet.

Më poshtë po postoj filmimin e kryer nga studentët e Medias Aktive, të cilët sipas meje kanë bërë një punë të paqme.

Next Post

Pesë talentet që pritet të shkëlqejnë në Euro 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In