• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari që kandidon për parlamentin norvegjez

by A R
22/07/2017 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është një shkodran prej vërteti. Për të shqipja është dialekti shkodran e gjuha zyrtare një variant i saj. Këtë e thotë me shaka, por nuk le vend pa treguar krenarinë e tij.

Është larguar prej 18 vitesh dhe tani Bujar Shala është në pozitat për të folur si i pari shqiptar në një listë zyrtare të Partisë Demokratike në Norvegji si kandidat për deputet.

“Në Norvegji jemi në kohë fushate, zgjedhjet parlamentare janë në dateën 11 shtator, Por kutitë e votimit hapen që më 10 gusht. Dhe njerëzit mund të shkojnë të votojnë një muaj para. Në rastin tim është një rast që është hera e parë që kemi një shqiptar dhe mundësitë reale janë absolute. Numrat janë, por për ta realizuar këtë duhet angazhimi qytetar”, tregon Shala.

Dëshira e tij për politikë ka nisur qëkur ai ishte antar në këshillin bashkiak në Oslo. Aty pyeti veten përse jo politikë. Nuk ju frikësua faktit që ishte një i huaj në një vend që më së shumti përbëhet nga të huaj. Edhe duke e ditur që komuniteti ynë atje nuk është aktiv në votime.

“Një ndër problemet kryesore që kemi ne aty, është se komuniteti nuk voton. Shqiptarët marin pjesë 10/15 për qind. Dhe duke pasur parasysh që ti ke një muaj kohe të votosh dhe nuk voton, kjo thotë shumë për ne, sepse na hiqet një mundësi për të qenë aty ku merren vendimet. Të nxjerr shqiptarët të votojnë, ky është qëllimi im. Tia japin kujt të duan, por meqë nuk kanë dalë deri tani, kur të dalin mua do ma japin”, thotë Shala.

Programi i tij është i njëjtë me atë të partisë për të cilën kandidon. Kur të kthehet në Norvegji  do të vijojë intesisvisht fushatën, e një stili shumë të ndryshëm nga ajo që ne kemi këtu.

“Atje janë të ndaluara mitingjet. Nuk lejohen flamuj, banderola, postera. Lejohet të shpërndahen fletushka. Pjesa më e madhe e fushatës është takim shtëpi më shtëpi, derë me derë në grupe të vogla”, thotë Shala raporton TCH.

Duke dashur të theksojë se sa i hollë është kufiri i ndryshimit të preferencës se elektoratit atje,  në përputhje me interesat, ai sjell një shembull.

“Partia e qendrës, partia e fshatarëve i thonë, se është për zonat rurale. Pjesa më e madhe e bujqve janë aty antarë zakonisht marrin tre deri në pesë për qind. Ndërkohë që ujku që është specie në zhdukje në zona të caktuara, i mbrojtur me ligj po han delet e tyre . Dhe partia në pushtet edhe opozita po ashtu  thonë që do zbatojmë ligjin, sepse kjo është specie në zhdukje. Nuk mund ti bëjmë gjë ujkut, të merremi me delet. Zemërimi qytatar arrin në atë pikë sa partia e këtyre zonave rurale nga tre deri në pesë për qind si zakonisht ka qenë gjithmonë shkon në pesëmbëdhjetë përqind. Pra dhjetë përqind e elektoratit lëviz nga njëri krah tek tjetri për një ujk”, shpjegon Shala.

Dikush mund të thotë që është e lehtë për Bujarin qe të flasë tani pas 18 vitesh qëndrimi atje, ku eshte shkolluar e ka ndërtuar një karrierë. Edhe ai vetë nuk pretendon se do ta kishte përcaktuar vijueshmërinë e tij, por mbret ka qenë rastësia. Sidmos kur kujton fillimet e largimit.

“Nana ime, pastë rahmet sepse nuk jeton më. Vijnë disa ndihma nga Norvegjia dhe një nga ato smuret shumë keq dhe e thërrasin doktoreshën. Ajo e sheh dhe i thotë, nëse do të jetsoh duhet të ikësh prej Shqipërisë dje, jo nesër. i vjen në Norvegji. Nëna i shkruan një hepikrizë dhe sa mbërrin tek urgjenca atje i thonë, ajo mjekja që të ka kontrolluar cfarë kishte. Si cfarë kishte? Shqipëria e 93 është Koreja e Veriut sot. Ajo kishte vetëm një stetoskop. Ata marin mamën dhe i thonë, këto gjëra që ti i ke gjetur me një stetoskop, ne nuk i gjejmë dot me kompjutera.  E marrin ne tel dhe i japin një specializim tre muaj. Kthehet në SHqipëri, mban kontaktin me kolegët e vet norvegjezë. Mandej ndoshi viti 97, problemet që dihen. Ato mjekë duke parë SHqipërnë në televizion cdo ditë e marin mamin në telefon dhe i thonë: ne e dijmë që ti do që fëmijët e tu të shkollohen jashtë. A do të vish? Ne kemi nevojë për mjekë si puna jotë. Nëna filloi procedurat dhe pjesa tjetër është histori”, vijon kandidati për deputet.

Pjesa tjetër është historia e dikujt që modestisht përpiqet të mos jetë thjesht një emigrant, por të tregojë që mund t’ia dalë edhe në një fushë të vështirë si politika. Por edhe të angazhojë komunitetin shqiptar ne kete vend skandinav, kryesiht të rinjtë për të qenë pjesë e vendimarrjes norvegjeze./a.m.

Next Post
Rekomandimi sensual i Albana Osmanit… (FOTO)

FOTO/ Albana Osmani tregon të pasmet bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In