• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqiptari që drejton strukturën e rëndësishme të NATO-s për llogari të Kanadasë

by A R
27/03/2017 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë jam i gatshëm të kthehem e të jap kontributin tim nëse dikush më fton në Shqipëri. Unë kam arritur gjithçka që kam pasur ambicie. Jam mjaftueshëm i pasur dhe nuk vuaj për pasuri. Për Shqipërinë do të vija në çdo moment nëse kërkohet ndihma ime.

Gjithçka kam mësuar gati çerek shekulli në Kanada jam I gatshëm ta aplikoj në vendin tim” kështu e nis rrëfimin e tij me mjaft emocione një shqiptar të cilit Kanadaja ia ka besuar sistemin e mbrojtjes. Konstandin Ristani është simboli i një historie suksesi, por që gjithçka e ka realizuar jashtë Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ai ka rrëfyer 25 vitet e tij në emigracion ku ia ka dalë të punojë në struktura të larta të shtetit Kanadez.

Aktualisht është drejtues i një njësie mjaft të rëndësishme në NATO, struktura që merret me arkitekturën e sistemit të komunikimit dhe informimit për çdo mision apo veprimtari të Aleancës Veri-Atlantike. “Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1992 dhe u vendosa në Kanada pasi kisha marrë edhe pasaportën kanadeze me natyralizim, pasi mamaja ime ka lindur në Kanada në vitin 1921.

Megjithëse isha diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Shqipëri, unë u largova atje si një askush, pasi në vitin 1992 më hoqën nga puna. Kam nisur Universitetin gati 40 vjeç, në vitin 1993, për Shkenca Kompjuterike. Aty isha shqiptari i parë që studioja dhe drejtuesit më thanë se ti do të jesh edhe një precedent në vazhdim, nëse del mirë me studime do iu japësh mundësinë në të ardhmen studentëve të tjerë shqiptarë që të studiojnë këtu.

Pasi u diplomova, kam punuar në zyrën e statistikave atje. Ndërkohë 10 vite më parë përmes një konkursi u bëra pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes kanadeze. Aktualisht drejtoj këtë strukturë të rëndësishme në NATO” tha ai në Pasdite në Top Channel.

Ristani tregon se asgjë nuk ka qenë e lehtë, por për të ecur përpara e ka ndihmuar ambicia e tij dhe dëshira për të mësuar gjithmonë. Ndihet krenar për të dyja pasaportat që mban, shqiptare dhe kanadeze, por zemrën asnjëherë nuk e ka larguar nga Shqipëria, për të cilën thotë se është gati të kthehet e të jap kontributin e tij për zhvillimin e vendit.

“Gjithçka që kam bërë sigurisht që ia ka vlejtur. Nëse do të rikthehesha edhe njëherë në vitin 1992 nuk do të largohesha sepse e gjithë kjo rrugë ku kam arritur sot ka qenë shumë e mundimshme” tha Ristani në bisedë me Jonida Shehun./a.m.

Next Post
Maska e konsideruar magjike prej 3 përbërësish që kuron aknet

Maska e konsideruar magjike prej 3 përbërësish që kuron aknet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In