• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqiptari “ndryshon” ligjet e BE: Emigrantët e dëbuar nuk burgosen

by
29/04/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e drejtësisë së Bashkimit Europian ka shpëtuar shtetasin shqiptar Skerdjan Celaj nga burgimi për qëndrim të paligjshëm në Itali. Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut ka sfiduar shtetin italian për çështjen Çelaj përmes interpretimit të bërë publik në 28 prill 2015. Skerdjan Çelaj u dëbua nga Italia dhe u riatdhesua në Shqipëri me inisiativën e tij në 14 shtator të 2012. Por ai u kthye sërish në Itali në 14 shkurt 2014.

Sipas autoriteteve italiane, shtetasi Çelaj duhet të dënohej me 8 muaj burgim për shkeljen e urdhërit të Questurës së Firences të 17 prillit 2012, që i ndalonte atij hyrjen në territorin italian përgjatë tre vjetëve. Por kjo e ka venë në dilemë Gjykatën e Firences, që duhet të jepte dënimin për Skerdjan Çelaj.

Gjykata italiane nuk mund të mbështetej mbi ligjin italian, pa verifikuar nëse ai është në përputhje me të drejtën europiane. Për të parë nëse kishte përplasje, Gjykata e Firences, i është drejtuar Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, që gjykon përpuethmërinë e legjislacionit të çdo shteti aëtar me të drejtën europiane. Pas analizës së çështjes Çelaj, Gjykata e Luksemburgut ka dalë me konkluzionin, se një shtet anëtar i Bashkimit Europian nuk mund dënojë me burgim një shtetas të tretë thjesht për faktin, se ai ka qëndruar ilegalisht në territorin e tij.

Sipas Gjykatës së Luksemburgut, kjo do të ishte në kundërshtim me direktivën europiane 2008/115 / EC.

Ja si shprehet Gjykata e Luksemburgut: “Direktiva europiane e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 16 dhjetor 2008 për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme  në territorin e BE-së, në veçanti duke iu referuar neneve 15 dhe 16 duhet të interpretohet në mënyrë të tillë,  që  ajo është në kundërshtim me legjislacionin e një shteti anëtar, që  parashikon dënimin e një shtetasi të një vendi të tretë për qëndrim të paligjshëm me motivin që ky i fundit, pas kthimit në vendin e tij në kuadrin e një procedure të mëparshme riatdhesimi, është futur sërish në territorin e shtetit anëtarë”.

Çështja Çelaj kthehet tashmë në një precedent të rëndësishëm për jurisprudencën e të gjitha shteteve anëtare lidhur me qëndrimin e paligjshëm të shtetasve të tretë në territorin e Bashkimit Europian, pas çështjeve El Dridi, Sagor dhe Ashughbabian.

Gjykata e Luksemburgut krijon kështu të drejta të reja për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë atyre  të shtetave të treta, që ndodhen ose do të ndodhen në rrethanat e Skerdjan Çelës./TV Klan/

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Braçe përzë gazetarët nga Komisioni i Ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

August 17, 2026
Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

August 17, 2026
CNN: Sistemi “Patriot” i Ukrainës është joaktiv, u kanë mbaruar raketat! Lufta me Iranin thau rezervat, prodhimi vendas…

CNN: Sistemi “Patriot” i Ukrainës është joaktiv, u kanë mbaruar raketat! Lufta me Iranin thau rezervat, prodhimi vendas…

August 17, 2026
Pushimet verore, fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 1300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës!

Pushimet verore, fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 1300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës!

August 17, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

August 17, 2026
Dinamo kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Vorën, FSHF ia hedh poshtë! Me Vorën do luhet të dielën

Dinamo kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Vorën, FSHF ia hedh poshtë! Me Vorën do luhet të dielën

August 17, 2026
Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri!

Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri!

August 17, 2026
Rusia njofton bombardimin e 2 anijeve që furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake në Detin e Zi!

Rusia njofton bombardimin e 2 anijeve që furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake në Detin e Zi!

August 17, 2026
Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

Rrëzimi i helikopterit në ishullin grek, vdesin çifti britanik dhe piloti! Po bënin muajin e mjaltit, momenti kur shpërthen në flakë (VIDEO)

August 17, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com