• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braçe përzë gazetarët nga Komisioni i Ekonomisë

by
29/04/2015 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erjon Braçe ka përzënë disa gazetarë nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme.

Kjo ndodhi, ndërkohë që në Komisionin e Ekonomisë po raportonte guvernatori Sejko.

Gazetari i Top Channel, Klodian Tomori, ka reaguar i revoltuar me këtë veprim.

“Komisioni parlamentar i ekonomisë, si flamurtar i Pushtetit Popullor, ka vendosur një rregull që pas fillimit të mbledhjes nuk lejohet të hyjë askush.

Por rregulli forcohet vetëm mbi gazetarët dhe pshurret nga gjithë të tjerët, të cilët mund të hyjnë e të dalin sipas qefit. Rregulli qenka vetëm për gazetarët.

Ah jo, ata të TVSH që edhe këta hyjnë e dalin sipas qefit. Shkurt, rregulli ka degjeneruar në standard të dyfishtë. Që këta kanë frikë nga fjala e dinë të gjithë. Po kjo është arrogancë, mendësia e standardit të dyfishtë”, shkruan ai.

Por, gazetarit i është përgjigjur Braçe:

“Për ca tekanjozë banalë që kurrë nuk kuptuan ç’është rregulli, kur raporton Guvernatori i Bankës dhe për më tepër kur këtë nis ta bëj në orarin e lajmëruar. Nuk është etike, po fare, fare që një gazetar të vijë pas gjysmë ore dhe për më tepër të sillet vërdallë nëpër sallë, thjesht sepse dikush i ka mbushur mendjen se është më i madh se kushdo tjetër.

 Nuk e di nëse gazetari në redaksinë e tij shkon pasi ka filluar mbledhja, por edhe nëse e bën atje, s’ka për ta bërë në kuvend. Nëse mikrofoni dhe kamera e TCH është në sallën e mbledhjes në orar, nuk ka pse i zoti i tyre gazetar të bëjë llogje lart e poshtë rrugëve kur ka interes të bëjë punën. Përndryshe, të ndenjurat duhet t’i shkojnë pas punës, jo tangërllëkut”, thotë  Braçe në një reagim në facebook.

Next Post

VIDEO / Rrahje masive mes motoristëve në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com