Një shtetas shqiptar është kapur me rreth 200 pako barna kontrabandë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar në portin e Barit në Itali, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij janë gjetur 164 pako me anabolikë dhe 30 pako me Cialis, një medikament që përdoret për trajtimine impotencës.
Shoferi shqiptar është ndaluar nga autoritetet portuale italiane./a.ç