Shqiptari, grekes 14 vjeçe: Euro, ose të nxora fotot nudo
Një shqiptar 24 vjeç mbajti peng për 2 vjet një 14-vjeçare greke, duke e kërcënuar me fotot nudo të saj. Nga mediat e shtetit fqinj mësohet se gjashtë muaj ankthi kaloi një 14-vjeçare nga fshati Ilia, në Greqi, pasi ra viktimë e kërcënimeve të 24-vjeçarit shqiptar, i cili ishte ish i dashuri i saj.
Shqiptari nisi marrëdhënien me të miturën në verën e vitit 2013, kur vajza ishte 12 vjeçe dhe në muaji shkurt vajza kërkoi të ndahej prej tij. Ndërkaq, 24-vjeçari ka reaguar keq dhe filloi ta kërcënojë se në qoftë se nuk do të kthehej përsëri tek ai, do të publikonte në internet katër foto nudo të vajzës, që ai kishte në telefonin e tij celular. I riu shqiptar i nxori fotot nudo, gjatë bisedave me të miturën, të realizuara në ‘Skype’. Vajza e ndodhur në panik fillimisht iu nënshtrua shantazhit.
Kështu, shqiptari filloi t’i kërkonte asaj edhe për shuma të vogla parash, që të mos ia zbulonte materialin babait të së miturës, të cilin ai e njihte. Por përveç shantazhit se do t’ia tregonte fotot babait, shqiptari e kërcënoi duke i thënë se për to do të mësonte edhe nëna.
Ai është akuzuar për shantazh me fjalët “Nëse nuk më jep paratë, unë do të publikoj fotot në internet”. Fillimisht ai kërkonte nga rreth 20 euro dhe më pas 50 apo 60 euro. Por një herë kërkoi deri në 500 euro. Policia bëri kontrolle në shtëpinë e shqiptarit dhe në celularin e tij gjeti fotografitë. Ai u dërgua në prokurori, në Amaliada dhe akuzohet për shkelje të ligjit të të dhënave.









