• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen. Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

by A R
15/09/2025 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur Temu-në si aplikacionin më të shkarkuar.

Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish.

Në rajon, situata paraqitet e larmishme. Në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar AllRecovery, në ndërsa në Mali të Zi, TikTok.

Në Europë, Temu ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë TikTok, Belgjika me Klarna dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar ChatGPT.

Fakti që Temu është aplikacioni më i shkarkuar edhe në Shqipëri tregon se tregu vendas po ndjek trendin e konsumatorëve europianë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online dhe platformave që ofrojnë zbritje masive. Sipas të dhënave të marra nga drejtuesi i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike në Shqipëri, dërgesat e TEMU në vendin tonë kanë arritur në 15 mijë pako në ditë, për periudhën e pyetur qershor 2025. Aktualisht përbën 1/3 e tregut të dërgesave online. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, transaksionet në e-commerce janë rritur me 30% çdo vit.

Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022 nga PDD Holdings, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri te artikujt për shtëpinë, me çmime dukshëm të ulëta.

17 vende të Europës kanë pasur Temu si aplikacionin kryesor të shkarkuar. 11 të tjera kanë shkarkuar ChatGPT, ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024. ChatGPT është një model i zhvilluar nga OpenAI, i prezantuar për publikun në nëntor 2022.

Ai përfaqëson një sistem inteligjence artificiale të bazuar në gjuhë natyrore, i trajnuar për të kuptuar dhe gjeneruar tekste të ngjashme me ato njerëzore. ChatGPT përdoret gjerësisht për komunikim, kërkime, përkthime, shkrim kreativ dhe asistencë në punë apo studime, duke u bërë një nga aplikimet më të njohura dhe më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë.

Next Post
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare, në fokus struktura e re e komisioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com