• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët votojnë të dielën për kryetarët në pesë bashki! (Çfarë pritet)

by A R
07/11/2025 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë bashki në vend janë në pritje të një kryetari të ri!

Qytetarët e Matit, Tepelenës, Beratit, Cërrikut dhe Vlorës do t’u drejtohen këtë të dielë, 9 nëntor 2025, kutive të votimit.

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga ky proces i pjesshëm zgjedhor në vend, përgatitjet kanë nisur…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë materialet e nevojshme zgjedhore, që nga fletët e votimit e deri te proces-verbalet. Edhe Policia e Shtetit është mobilizuar, me masa që do i vërë në praktikë që të shtunën, në ditën e heshtjes zgjedhore…

612 punonjës dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e 473 qendrave të votimit dhe 9 objekteve të KZAZ-ve, si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Siç është njoftuar, strukturat e posaçme hetimore të Policisë do të monitorojnë çdo tentativë për tjetërsimin e votës.

Në këto zgjedhje, me pak bujë, nuk do të ketë votim elektronik, por identifikimi i votuesve do të realizohet me anë të pajisjeve elektronike (PEI). Janë publikuar edhe fletët e votimit me renditjen e kandidatëve.

Po kush janë kandidatët në këtë garë elektorale?

334 mijë e 539 zgjedhës në pesë qytete do të duhet të votëbesojnë mes emrave si më poshtë, për një mandat që do e mbajnë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, në vitin 2027. Opozita e unifikuar do të mbështesë kandidatët rivalë ndaj socialistëve në këtë garë!

Mat (Pas dorëheqjes së Agron Malajt)

PS: Altin Bojni – ekonomist, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak

PD: Eduart Brahilika

E pavarur: Suzana Pasha – ish-drejtuese e forumit të grave socialiste

Cërrik (Pas largimit të Andis Sallës, sot ministër i Bujqësisë)

PS: Florenc Doka

PD: Amarildo Hoxha – mjek në profesion

Eligert Hima – kandidat i “Shqipëria Bëhet”

Berat (Pas dorëheqjes së Ervin Demos, tashmë ministër për Pushtetin Vendor)

PS: Ervin Ceca – kryetar i komanduar i bashkisë, krahu i djathtë i Ervin Demos

Opozita e bashkuar mbështet kandidatin Pavllo Shkarpa

|Nuk mund të lëmë pa e thënë se hera e fundit që në Berat ka pasur një kryebashkiak demokrat ka qenë viti 1996.|

Tepelenë (Bashki që u drejtua nga Tërmet Peçi për katër mandate)

PS: Gramos Sako – ish-Komandant i Gardës së Republikës

PD mbështet arkitektin 26-vjeçar Grabriel Guma

Vlorë (Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës)

PS: Bruna Mersini – ish-deputete, më herët drejtuese e Spitalit Rajonal të qytetit

Opozita e bashkuar mbështet kandidatin Dionis Sota

Tjetër kandidat: Gjergji Nika që u fut në listë pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.

Pritet të shohim sa do jetë pjesëmarrja, teksa socialistët kanë parashikuar një fitore të thellë 5-0.

Jo më larg se mëngjesin  e kësaj të premteje, 7 nëntor, kryesocialisti Edi Rama bëri bashkë në podcastin e tij, pesë garuesit e PS-së për secilën bashki. Kandidatët, ashtu si kreu i qeverisë, u shprehën mjaft optimistë për rezultatin, pavarësisht se fushata ka qenë tejet e zbehtë.

Madje, Rama nuk ngurroi t’i jepte porositë Mersinit, sapo kjo e fundit në parashikimet e tij, të marrë timonin e bashkisë Vlorë.

“Drejtorët i dua që në 7 e gjysmë të mëngjesit në punë, rresht, njëri pas tjetrit. Në 100 ditët e para prit pemën e nepotizmit në atë qytet”, i tha Rama socialistes, duke theksuar “se për të tjerat nuk ia ka merakun”.

Nuk munguan as ironitë e batutat lidhur me kandidaturat e pavarura, një fenomen që këtë herë ka qenë tepër i theksuar.

“PD-ja në hall, ndjesë pastë, kujt t’ja plasë hallin në derë”, tha Rama, referuar mbështetjes që Partia Demokratike ka shprehur publikisht ndaj kandidatëve pa sigël politike…

Që kur u caktua kjo datë për mbajtjen e zgjedhjeve, të gjitha diskutimet janë vërtitur rreth Tiranës, bashkia më e rëndësishme në vend. Rama i shtroi rrugën ish-ministres Ogerta Manastirliu, si personi i duhur për t’i dhënë drejtim punëve në Tiranë, të cilat janë “paralizuar” që prej arrestimit të Veliajt…

Emri më me shumë zhurmë përballë Manastirliut ishte kandidati i pavarur (mbështetur nga PD-ja), aktori i humorit Florjan Binaj.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese i ktheu zhvillimet në stadin fillestar, duke pezulluar dekretin presidencial mbi zgjedhjet në kryeqytet, e po ashtu duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt. Ky i fundit, edhe pse në qelinë e paraburgimit, mbetet në letër kryebashkiaku i Tiranës. Detyrë, të cilën “do e ushtrojë me çfarë ka në dorë”, ka thënë ai.

Rama e sqaroi edhe sot që arsyeja e vërtetë pse Këshilli i Ministrave doli me një vendim për shkarkimin e Veliajt, ishte se “Tiranës po i bëhet një dëm prej muajsh, si një trup pa kokë”.

Sa i takon kryeqytetit pritet të shohim çfarë do të ndodhë, pasi tabloja nuk është aspak e qartë.

Ndërsa për bashkitë e tjera, sido të jetë rezultati, duhet nënvizuar se kryetarët e rinj do të qeverisin me këshillat bashkiakë të dalë nga zgjedhjet lokale të 2023-it.

Next Post
Sulmi i Berishës ndaj Gonzatos, reagon Komisioni Evropian: ‘Barazia gjinore’ nuk ka të bëjë me agjenda personale

Sulmi i Berishës ndaj Gonzatos, reagon Komisioni Evropian: 'Barazia gjinore' nuk ka të bëjë me agjenda personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

November 2, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Protestat e “Gen Z” dhe trazirat në Gjermani, Merz paralajmëron: Nuk do të tolerojë dhunën, autorët do të përballen me forcën e ligjit!

November 2, 2026
Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

November 2, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

November 2, 2026
Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

November 2, 2026
Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

November 2, 2026
VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

November 2, 2026
Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

November 2, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

November 2, 2026
Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In