• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Shqiptarët si sfungjer, që thithin çdo gjë”. Si e joshën Berishën vehabistët islamikë

by A R
08/09/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur filluan kontaktet e para të Shqipërisë me vendet e botës arabe? Ishte ky një moment i komunikimit të rigjetur, një diplomaci e mençur apo një improvizim në rrethana të caktuara?

Gazetari amerikan Christopher Deliso ka një përgjigjje për të gjitha këto.

Autor i librit ngacmues ‘Ardhja e Kalifatit Ballkanik’, ai rindërton kronologjinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Lindjen pas shembjes së komunizmit, shkruan Konica.al.

Në kapitullin për rrënjet e islamizmit radikal në Shqipëri, ai përkujton faktin se prej zgjedhjes si president  në mars të vitit 1992, Sali Berisha mbante lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara, NATO-n si dhe përfaqësuesit ushtarak amerikanë.

Por, një shkarje drejt Lindje nuk vonoi.

Zhgënjimi me dështimin e Perëndimit, shkruan gazetari amerikan, për të bërë investime frymëzuan Berishën që t’i kthehej botës islamike.

Deliso konsideron se një faktor tjetër pati një ndikim në këtë kthim të beftë.

“Zyrtari i dytë më u fuqishëm dhe dora e djathtë e Berishës, Bashkim Gazidede, ishte një ‘mysliman i devotshëm’ dhe ai i përdori të gjitha kapacitetet e gjëra si drejtues i shërbimit kombëtar të ingeligjencës për të përshpejtuar aspiratat lokale të grupeve islamike, disa prej të cilave mbanin lidhje të afërta me grupet terroriste ndërkomvbëtare”.

Presidenti Berisha u hapi dyert interesave të pasura islamike.

Në prill të vitit 1992, në të njëjtën kohë kur regjimi pro-sovjetik u përmbys në Afganistan, një delegacion kuvajtian erdhi në Tiranë për të shpalosur një plan ‘ambicioz’ investimesh ekonomike në këmbim të lejimit të ndërtimit të xhamive.

“Ndërtimi i tyre filloi thuajse menjëherë, anipse shumica e popullatës nuk kishte ide se çfarë të bënte me xhamitë e reja”, shkruan Deliso.

Disa muaj më vonë, një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Islamike për Zhvillim, i drejtuar nga Ahmed Mohammad, ofroi investime të ndjeshme bankare për bujqësinë, transportin, trajnimin në gjuhën arabe, dhe mundësi për shqiptarët e rinj për të studiuar në shtetet islamike.

Pasi e bëri Shqipërinë anëtarën e parë evropiane të Organizatës së Konferencës Islamike më 1992, vendim kundërthënës që nuk u kalua asnjëherë nga Kuvendi, presidenti Berisha nisi të kërkonte lidhje të reja me zyrtarë të ndryshëm arabë.

“Një infrastrukturë krejtësisht e re arsimore dhe klerikale u zhvillua me të shpejtë në Shqipëri falë dhurimeve kryesisht saudite. Shoqata Lehtësimi Islamik vërente se shqiptarët ishin si ‘një sfungjer i thatë, i gatshëm për të thithur gjithçka u jepej”.

Një tjetër lehtësim që Berisha i krijoi kapitalit arab ishte në sektorin bankar.

“Në vitin 1994, presidenti Berisha siguroi një prani të fortë islamike në sektorin e hajthëm bankar të Shqipërisë me arritjen e Bankës Islamike arabo-shqiptare”, para bankave të tjera përëndimore”.

Qysh atëherë është hedhur dyshimi se Osama bin Ladeni ishte themelues i kësaj banke.

Banka Islamike arabo-shqiptare mbikëqyri ndërtimin e qindra xhamive, dhënien e bursave në universitetet islamike jashtë, dhe u jepte para në dorë shqiptarëve varfanjakë – me kushtin që femrat të pranonin bartjen e ‘chador’-it (një veshje e jashtme me mbulesë’.

“Si e tillë, më shumë sesa një institucion financiar, ajo u bë një instrument i propagandës vahabiste të sauditëve”, vëren gazetari amerikan.

Ai shton se ‘agjenda e vërtetë’ e të huajve në rindërtimin e Shqipërisë si shtet islamik ishte një proces që përvijonte tre hapa: e para ishte ndihma ekonomike, e pasuar nga propaganda fetare dhe në fund etablimi i qeverisë islamike.

Në libër thuhet se shefi i SHIK-ut dhe drejtuesi i Bashkësisë së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë, Bashkim Gazidede po punonte edhe përtej orarit ‘duke pritur delegacione zyrtare nga bota arabe, rrjedhimisht duke iu shmangur detyrave zyrtare dhe duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare’.

Burimi: Christopher Deliso, The Coming Balkan Caliphate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West, 2007, ff. 29-31

/konica.al

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Polici i dehur aksidenton 65-vjeçarin, prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In