• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarët rrëfehen për akuzat e abuzimit me 19-vjeçaren në Greqi: Ja e vërteta sipas nesh

by A R
27/06/2021 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi vajza 19 vjeçare shqiptare denoncoi dy djem bashkëkombës se e kanë mbajtur peng dhe përd hunuar për tri ditë me radhë, vijnë dëshmi dhe pretendime të tjera mbi këtë ngjarje.

Vajza sot ka deponuar sërish në polici. Më herët dje, ajo kishte thënë se dy djemtë shqiptarë 20 dhe 21 vjeç që shikoni në foto, e rrëmbyen dhe e mbyllën në një apartament në lagjen Kipseli në Athinë dhe e përd hunuan atë tri ditë rresht.

Sidoqoftë, sipas burimeve të prokurorisë, 19-vjeçarja ka modifikuar sot deklaratën deponuese që dha dje në polici. Ajo thotë se i përmbahet pjesërisht padisë së ngritur të shtunën ndaj dy djemve.

Policia tha të dielën pasdite se enigma mund të zgjidhet nga testet toksikologjike që i janë kryer 19-vjeçares, pasi – siç kishte pretenduar ajo- të rinjtë i dhanë drogë ndërsa e mbanin në mënyrë të paligjshme.

Sakaq është zbardhur dhe dëshminë në gjykatë të dy djemve të dyshuar.

Ata mohuan çdo akuzë duke thënë se asgjë për të cilën vajza e re u ankua nuk ishte e vërtetë.

Të rinjtë përshkruan një ngjarje diametralisht të kundërt me atë që kallëzoi vajza. Njëri prej dy të pandehurve tha se ai u takua me vajzën përmes Instagram dhe kur ajo vendosi të largohej nga shtëpia e saj, ai e ftoi të shkonin në shtëpinë e tij.

I akuzuari më tej tha se 19-vjeçarja u përpoq të kishte një marrëdhënie me njërin nga të dy. Dhe kur ai nuk u përgjigj, ajo u përpoq me mikun e tij. “Ne nuk kemi bërë asgjë, nuk e kemi përdhunuar, nuk e di pse dëshiron të hakmerret ndaj nesh”, tha një nga të akuzuarit.

Tri ditë më pas ata u nisën me pushime në Mikonos dhe pasi u ndanë me vajzën morën anijen për në ishullin turistik grek.

Sot prokurori procedoi të arrestuarit 20 dhe 21-vjeçar për rrëmbim dhe mbajtje peng në bashkëpunim për të detyruar viktimën në veprime të turpshme, përd hunim në grup, përdorim droge, posedimi dhe furnizimi i barnave për përdorim vetjak.

https://www.youtube.com/watch?v=THEzCudpWmY

Next Post
De Ligt “e lë në baltë”, Holanda mbyll aventurën në Euro 2020

De Ligt “e lë në baltë”, Holanda mbyll aventurën në Euro 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In