• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve’/ Komuna italiane që kërkon binjakëzim me Kavajën: Kemi lidhje të ngushta

by Java News
24/01/2023 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas të dhënave deri më 31 Dhjetor 2022 në Komunën e Cascina-s në Itali banonin 45 198 banorë. Siç tregon kreu i kësaj komune, Michelangelo Betti, shifrat e lindshmërisë dhe vdekshmërisë bëjnë që numri i banorëve të jetë pak a shumë i njëjtë me një vit më parë. Dhe këtu faktor sipas tij janë edhe emigrantët.

“Kjo demonstron se zona jonë është një vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe vendosin që të rrisin fëmijët e tyre. Kjo tregohet edhe nga arritjet nga komunat afër nesh (481 banorë nga Pisa dhe 108 nga San Giuliano Terme), por edhe nga ata që vijnë jashtë Italisë”, tha Betti.

Dhe sa i përket të huajve, shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të atyre që kanë shkuar atje. Vitin e kaluar atje kanë shkuar 44 shqiptarë të tjerë, duke e rritur komunitetin në 1016 persona. Në fakt, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Cascina. 500 të tjerë kanë marrë nënshtetësinë italiane, kështu që nuk futen në këtë llogaritje që bën kryetari i komunës. Komuniteti i dytë më i madh është ai rumun që ndiqet nga Senegali dhe Maroku. Këto shifra kanë bërë që zyrtarët e kësaj komune të mendojnë binjakëzimin me Bashkinë e Kavajës.

“Në bazë të këtyre shifrave ne synojmë që të binjakëzohemi me qytetin shqiptar të Kavajës, që ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit. Është një nga ato qytetet që ka lidhje më të ngushta me Cascina. Nëpërmjet komunikimit me email me kryebashkiakun e Kavajës mësuam se atje ndodhen 5 kompani italiane me mbi 700 punëtorë, ndërsa këtu ka shumë qytetarë që vijnë nga ai qytet. Kjo është arsyeja pse ka kuptim që të vazhdojmë punën për të arritur një binjakëzim”, tha ai.

Gaia Nuvoli, shefe e shërbimeve demografike dhe statistikore nënvizoi edhe një fakt tjetër interesant.

“Po vijnë nga Shqipëria shumë gjyshër pasi në familjet që janë vendosur këtu ka fëmijë të vegjël që kanë nevojë për kujdes. Me shumë mundësi ata vijnë për të mbështetur prindërit që punojnë dhe kujdesen për nipërit e mbesat e tyre”, u shpreh ajo.

/s.f

 

Next Post
Mister shkaku/ Gjendet i vdekur 26-vjeçari në Durrës, dyshimet e para të policisë

Nuk u përgjigjej familjarëve në telefon, gjendet e vdekur në banesë e moshuara në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com