• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shqiptarët përballë vetes dhe lojërave politike maqedonase

by Java News
29/04/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nuk ka shpresë për kualitet jetësor të asnjë qytetari çfarëdo etnie qoftë apo mirëqenie shoqërore në këtë shtet pa u krijuar një krizë institucionale dhe pa filluar bisedimet në mes të intelektualëve të mirëfillët shqiptar e maqedon për ridefinimin e shtetit dhe përcaktimin e tij strategjik.

 Nga Dijana TOSKA

Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe në pritje të zgjedhjeve parlamentare, në etër vërehet një heshtje që vret çdo qytetarë normal në këtë shtet unitarist i cili po na dëshmon se jostabiliteti i tij politik i ka rrënjët më të thella, pikërisht në mosdefinimin e identitetit të tij nacional e strategjik pandam realitetit që shpërfaq multietniciteti etnik, kulturor e historik i këti shteti.

Ky shtet lindi si rezultat i fitores së një grupi shoqëror të sforcuar përball një grupi tjetër, e jo në bazë të një procesi historik, si një organizëm i gjallë shoqëror ku çmohen e nuk cënohen të drejtat individuale e kolektive.

Në këto zgjedhje dy blloqet politike maqedonase siç u pa sërish, po i këthejnë agjendat e tyre në fillimet e lindjes së shtetit. VMRO –ja me një sllogan e diskurs nacionalist kërkon “Këthimin e shtetit”, duke i ftuar votuesit maqedonas të fitojnë shumicën e votave. Këto zhvillime politike dëshmojnë mjaft qartë se kjo mendësi, herë probullgare e në kohë të fundit me simpati proserbe, ende bashkëjeton me mitet e vjetra se ky shtet u takon ekskluzivisht atyre, se do ti anulojnë të gjitha marëveshjet ndërkombëtare që prekin interesat e shtetit të tyre, (si ai me ndryshimin e emrit), nuk duan integrimin evropian dhe se do të jenë të lumtur të jetojnë me mjaftueshmërinë e tyre etnike, pa pasur bash nevojë për askend as brenda e jashtë saj.

Blloku tjetër maqedonas ai i LSDM që në fillimin e saj u themelua nga neokomunistët maqedonas, të cilët pushtetin e ndërtuan duke i mohuar të drejtat elementare të shqiptarëve e besa edhe duke i vrarë e burgosur me afera të montuara politike, njësoj sikurse pushteti millosheviqian që vepronte në Kosovë. Kjo ideologji vazhdoi deri në ditët e sotme me të njëjtën dashuri vëllazërore por në mënyrë pak më fine, duke i bërë argat të licencuar politikanët shqiptar kinse në emër të së mirës ballkanike e për interese të Sërbisë.

Partitë shqiptare të defaktorizuar në më shumë se 10 partiçka asnjëherë nuk aritën të luajnë një rol vendimtar në definimin e plotë kushtetues sa i përket statusit kombëtar. Ishin pjesë e koalicioneve bashkëqeverisëse, herë me një bllok e herë me bllokun tjetër maqedonas, duke ndërtuar strategji të përbashkëta për kapjen e shtetit, për ndarjen e pasurisë shtetërore për profite personale e grupore, duke krijuar skandale korruptive e shantazhuese, duke kontrolluar çdo pore të jetës në këtë shoqëri, duke e rrënuar për toke sistemin e drejtësisë,  ku nuk mund ta gjesh ama asnjë vlerë njerëzore e shumë pak stantarde që e karakterizojnë një shtet me sistem demokratikë.
Megjithatë është për t’u përshëndetur ideja që partitë shqiptare të veprojnë në dy blloqe të mëdha politike, siç po veprojnë edhe në këto zgjedhje, duke arritur me këtë dy efekte: mundësinë më të madhe të faktorizimit politik të shqiptarëve dhe pengimin e votës së shqiptarëve që të mos shkapërderdhet nëpër “përrockat” politike maqedonase.

Në këtë maskaradë politike pamë më shumë një luftë të pakupmtimtë mediale sikurse ato zënkat e pafundshme mes vjehrrës e nuses, se i kujt është djali, i asaj vrime nga doli apo i kësaj vrime të re ku po hyn e del. Ndërsa, për potencialin akademik që ofrojnë në listat zgjedhore, me disa përjashtime, gjenë njerëz që janë në lista të zeza, nën hetime për korrupcion, milioner hajduta, me pesë vende pune, e pa fije etike me të cilët me lehtësi do të vazhdojë loja e shantazheve nga çdo partner i koalicionit qeveritar për të marr vendime e votuar ligje që mund ta dëmtojnë edhe më rëndë qenien tonë kombëtare.

Nuk ka shpresë për kualitet jetësor të asnjë qytetari çfarëdo etnie qoftë apo mirëqenie shoqërore në këtë shtet pa u krijuar një krizë institucionale dhe pa filluar bisedimet në mes të intelektualëve të mirëfillët shqiptar e maqedon për ridefinimin e shtetit dhe përcaktimin e tij strategjik.

Të kota e të pavlera tingëllojnë slloganet e partive shqiptare, si “President evropian”, apo “jo Rusisë, po Europës”, sepse me llafe e pavlera nuk shkohet as në Europë e nuk jetohet as në këtë shtet përderisa jeta e përditëshme e një qytetari shqiptar mban etikëtën e 20% e qiragjiut mbi supe e kombi identifikohet me imazhin arab e dreqit e të birit, por më së paku atë shqiptar në këtë vend.

Partitë politike shqiptare nëse duan të tregojnë pak atdhetashuri e patriotizëm burimor së paku duhet të nënshkruajnë një mareveshje historike me palën maqedonase mbi vijat e kuqe mbi të cilat nuk do të kishte kompromis:

 

  • Të ridefinohet identiteti nacional i shtetit
  • Të ndryshohet kushtetuta
  • Shqiptarët të jenë element shtetëformues, përfshirë edhe gjuhën zyrtare shtetërore
  • Të ndryshohet ligji për zgjedhje

Vetëm kështu fitohet besimi e respekti ndaj një lideri, të tjerat janë broçkulla që nuk i bëjnë përshtypje as një qilimiu.

28.4.2024

 

 

Next Post
Dokumentari i RAI 3 përplas deputetet demokrate, Açka: Unë s’përgjoj Spiropalin se çfarë bën e çfarë thotë

Dokumentari i RAI 3 përplas deputetet demokrate, Açka: Unë s'përgjoj Spiropalin se çfarë bën e çfarë thotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In