• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët nuk do shkojnë më në Turqi nga halli”, Rama: ë “Shqipërinë 2030”, sistemi shëndetësor me të gjitha kushtet

by S T
26/02/2025 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste u ndal edhe tek shëndetësia. Kryeministri u shpreh se në një dekadë janë bërë 53 spitale të reja, duke nënvizuar se 10 spitale janë ndërtuar që nuk ekzistonin fare, ndërsa gjithë të tjerët janë ribërë nga e para.

Po ashtu nënvizoi se në “Shqipërinë 2030”, do të jetë një sistem shëndetësor që do t’ja plotësojë të gjitha nevojat qytetarëve shqiptarë.

“Për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji. Sot biznesi i vogël ka zero taksë. Sot 57 % e pagave nuk kanë taksë. Kur ne morëm detyrën pastruesja në Kryeministri paguante 10 % taksë njësoj si kryeministri. Sot ajo nuk paguan. Pra çdo vit duke hequr atë taksë, ne i kemi lënë njerëzve nga paga, 140 milionë euro në vit që nuk i ka marrë shteti. Shteti ka thënë mbajini ju për familjet tuaja se nuk do t’i marrim ne. Këto janë gjëra domethënëse edhe pse kur vjen puna tek ekonomia të gjithë thonë ka edhe më mirë. Nëse bëjmë me pensionistët gabimet që u bënë në të kaluarën, do t’u lëmë fëmijëve në kurriz, atë që këneta bën kur nxorën në pension masivisht një dynja të tërë sepse i vunë flakën uzinave, industrisë ushtarake, që po të ishim kujdesur atëherë sot do kishim tjetër bazë. Nxori në pension njerëzit 40 vjeç e lart. Duke bërë një padrejtësi dhe i hap popullit problemin që edhe sot e kemi mesin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që pensionistët kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe ndaj i kemi dhënë një bonus që disa vite më parë nuk e imagjinonim. Kemi kapërcyer në 150 euro për ata që kanë një pension deri në 200 euro dhe 100 euro për ata që kanë një pension mbi 200 euro. Pra 160 milion e kusur euro për pensionistët nuk janë pak. Biznesi i vogël është aleati më i madh. Për shëndetësinë kemi bërë shumë punë, nuk them që nuk ka probleme, por duhet të jesh i verbër të mos shohësh. 53 spitale në një dekadë, kemi bërë ne të reja. 10 spitale janë ndërtuar që nuk ekzistonin fare, gjithë të tjerët janë ribërë nga e para. Ne nuk kishim urgjencë fare. Sot kemi Urgjencën Kombëtare. Kemi pasur një situatë katastrofike me disa makina të lodhura, ndërkohë sot kemi 320 automjete urgjence, me të gjitha aparaturat jetë shpëtuese brenda dhe me të gjitha ekipet. A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja në 2030 do të jetë një sistem shëndetësor që do t’ja plotësojë të gjitha nevojat shqiptare. Dhe ju them që nuk do ndodhë më që nga halli, shqiptarët të shkojnë në Turqi për të marrë shërbim. Në Shqipërinë 2030 do t’i kenë të gjitha këtu. Edhe gamën më të gjerë të të gjitha ndërhyrjeve. Sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të investuar te të gjithë sektorët është e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Next Post
Rama: Brenda 2030, energjinë do ta prodhojmë 100% vetë! Edhe lufta po të plasë…

Rama: Brenda 2030, energjinë do ta prodhojmë 100% vetë! Edhe lufta po të plasë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In