• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: Çfarë do behet me ne pas Reformës

by Spartak Ngjela
01/08/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Historia e padrejtë i detyron popujt të dyshojnë se mund të vijë ndonjëherë e drejta dhe mirëqenia për ta. Edhe shqiptarët, prandaj kanë të drejte të pyesin, se janë zhgënjyer historikisht. Por këtë herë ne do të dalim përfundimisht nga trishtimi ynë shekullor i padrejtësisë. Vendosja e drejtësisë do të jetë vetëm fillimi…

Gjithçka në politikën shqiptare duket sot si e hutuar, kurse amerikanët filluan të krijojnë buxhetin e Reformës shqiptare. Ata si gjithmonë: të kthjellët. Gjë shumë serioze kjo, sepse Reforma është një shpenzim i madh: kostoja e saj do shkojë deri në 150 milionë dollarë në vit. Por, fakti që amerikanët filluan ta miratojnë fondin, tregon se janë të sigurt në votimin gjatë muajit gusht. Prandaj, “ekspertët” e Saliut po lodhen kot nëpër vapë.
Shqipëria, në gjendjen siç është, nuk e shlyen dot shpenzimin e madh të Reformës në Drejtësi. Por fati shqiptar i Reformës është mbështetja amerikano-gjermane, është mbështetja që të korruptuarit e quajnë “cenim të sovranitetit”. Sigurisht që pasuria e tyre e paligjshme do të cenohet.

Vetingu është vetëm fillimi.
Bashkë me Reformën në Drejtësi, patjetër që duhet të fillojë Reforma për Pronën në Shqipëri. Grabitja e pronës nga korrupsioni shtetëror dhe krimi i organizuar, ka bllokuar dhe denatyruar tregun shqiptar. Reforma për pronën kërkon një legjislacion perfekt të nivelit të lartë, dhe një institut profesional me shqiptarë dhe të huaj, që duhet të ngrihet në Tiranë. Ekspertët e Bashkimit Europian që do angazhohen pas çeljes se negociatave me BE, këtë aspekt duhet ta kenë në qendër të vëmendjes. Shpenzimi për risistemimin juridik të pronës në Shqipëri është shumë i madh. Por ai do të sigurohet.

Korrupsioni asgjësohet si krim deri në muajin tetor – nëntor të këtij viti, por shqiptarët përsëri me të drejtë pyesin: “Çfarë do të bëhet me ne?” Në fakt këtu fillon filozofia e re.
Gëzimi i ndëshkimit largohet menjëherë posa mendohen hallet e punësimit dhe mirëqenies shqiptare, të cilat tani i ka groposur korrupsioni shtetëror dhe krimi i organizuar. E gjithë çoroditja në prodhimin shqiptar, në krijimin e një tregu real dhe, sidomos, në çeshtjen e bujqësisë dhe të turizmit, ka qenë vepër koshiente e korrupsionit.

Vjedhja e madhe që iu është bërë shqiptarëve, ka qenë krim i organizuar kundër mirëqenies së tyre. Nuk ka mirëqenie shoqërore në një kapitalizëm pa ligje. Drejtësia është epiqendra e sistemit të sotëm politik, dhe mungesa e saj ka sjellë shkatërrim kombëtar në vlerat tona ekonomike. Ka rrënuar pyjet dhe vaditjen; ka degraduar qytetet dhe sistemimin e turizmit, dhe në fund ka degraduar arsimin për të rilindur injorancën në Shqipëri.

Injoranca ka pushtuar vetë sistemin.
Gjendja është e rëndë dhe kritike. Por le të vendoset një herë drejtësia, si pikë fillestare e nisjes sonë, se të tjerat vijnë me radhë. Dhe, ky muaj, është fillimi i modernitetit shqiptar. Bashkë me gushtin, ikën dhe vapa – themi ne shqiptaret – prandaj na duhet të themi se, bashkë me gushtin, ikën vapa dhe korrupsioni shtetëror në Shqipëri. Por më pas shqiptarët patjetër që do të pyesin: “Çfarë do të bëhet me zhvillimin, ekonominë dhe mirëqenien shqiptare”.

Për këtë realisht duhet menduar dhe duhet folur menjëherë pasi të jetë vendosur drejtësia në Shqipëri.

Next Post

Aeroporti në jug, 30 milionë lekë për studimin e fizibilitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In