Shqiptarë nga Shkupi kanë sulmuar disa tifozë të Crvena Zvezdës pas ballafaqimit kundër MZT-së.
Shqiptarë nga Shkupi kanë sulmuar tifozët e Crvena Zvezdës pas ndeshjes kundër MZT-së, duke u shkaktuar lëndime të rënda, raportojnë mediat serbe.
Dy pjestarë të grupit të tifozëve të skuadrës serbe janë sulmuar në shesin e vjetër duke u ther me thikë, për çka u dërguan në spital.
Ndërsa, njëri prej tyre u desh të operohej, përcjell “Lajmi.net”.
Policia maqedone ende nuk ka njoftuar nëse ka arrestuar dikë në lidhje me përleshjen.