• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët e Francës për ndeshjen e Kombëtares: “Allez l’Albanie”

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Janë shqiptarë, por sigurisht që ndihen edhe nga pak francezë. Kanë ndërtuar atje jetën e tyre prej shumë vitesh dhe sot sigurisht që ndihen krenarë për Shqipërinë e vogël që i kundërvihet gjigantit francez. I kundërvihet në futboll, në këtë sport, që ka zaptuar mendjet dhe zemrat e miliona shqiptarëve të shpërndarë në botën mbarë. Genc Burimi, gazetar, uron fitoren e kuqezinjve, por argumenton se për Shqipërinë do të jetë praktikisht një utopi. Genc Tukiçi, pianist, shumë më fjalëpak, duket i zaptuar nga emocionet dhe parashikon një rezultat 2-1 për Shqipërinë.

“Francë-Shqipëri është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Secila e ka përfunduar ndeshjen e parë me shije frustrimi. Lojtarët e Shqipërisë besojnë se mund të kishin arritur rezultat më të mirë me Zvicrën po të kishin qenë 11 në fushë. Francezët po ashtu mendojnë se nuk u treguan aspak në lartësinë e duhur kundër Rumanisë, që mezi e mundën me një gol në fund të ndeshjes”, shprehet Genc Burimi për “Shekulli Online”. Ai thotë se të dyja ekipet do të hyjnë në stadiumin e Marsejës me bindjen se vlejnë më shumë. Ndërsa Genc Tukiçi thotë se, Kombëtarja e Shqipërisë “duhet të luajë, jo vetëm taktikisht dhe teknikisht shkëlqyer, por edhe me shpirt dhe zemër”. “Ata janë tashmë…por nesër , më shumë se kurrë, duhet të transformohen ne artistë të vërtetë”, thotë Tukiçi.

Ndërkohë për gazetarin Burimi, “Franca shpreson, jo vetëm të fitojë dhe të arrijë kualifikimin, por ta shkërmoqë Shqipërinë me një festival golash”. “Te shqiptarët, – thotë ai, – mbizotëron besimi se të paktën barazimin mund ta arrijmë për t’i lënë ende një shans kualifikimit”. “Si shqiptar unë uroj më shumë, fitore për kuqezinjtë. Teorikisht është e mundur, por praktikisht është një utopi. Por të paktën të shënojmë një gol, pasi kjo mund ta destabilizojë keq Francën, lojtarët e së cilës kanë dhjetëfishin e presionit mbi supe se ç’kanë tanët. Duhet të hyjmë në fushë pa asnjë kompleks. Na mungon sigurisht teknika, por e kompensojmë me një shpirt kolektiv e luftarak që pak skuadra të tjera e kanë”, shprehet Genc Burimi. Ai preferon ta mbyllë prononcimin e tij me një frëngjishte që i uron suksese Shqipërisë dhe merr “hua” fjalët e Himnit Kombëtar: “Allez l’Albanie! Kush mban fanellën e Kombëtares nuk frigohet, por lufton si një hero”. Emocionet duket se mbizotërojnë edhe pianistin Tukiçi për ndeshjen Francë-Shqipëri. “Do të jetë emocion shumë i veçantë për mua të përjetoj ndeshjen Shqipëri-Francë. Natyrisht, shumë respekt dhe admirim për Francën, por përulje dhe gjithë dashninë e zemrës për Shqipërinë”, shprehet Tukiçi.

Franca dhe Shqipëria do të jenë përballë të mërkurën në orën 21:00 në ndeshjen e dytë të grupit A të Kampionatit Europian.

ma.me

Next Post

"Galeria"/ Kapen me armë, pranga 4 të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In