• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarë të diasporës: Bëhuni si rumunët!

by Enver Robelli
13/08/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

«Ne nuk largohemi pa u larguar ata», «Mjaft është mjaft», «Largohuni para se të vdesë dikush», «Zgjedhje», «Nuk dorëzohemi dhe sërish do të dalim në rrugë», «Poshtë qeveria e mafies». Me këto parulla, thirrje e brohoritje dhjetëra-mijëra rumunë kanë protestuar edhe të dielën në mbrëmje kundër qeverisë së korruptuar të kryeministres Vasilica Viorica Dăncilă, e cila i takon partisë postkomuniste PSD. Shefi i PSD-së Liviu Dragnea është kryetar i paralementit dhe i dënuar për manipulim të zgjedhjeve. Të premtën protestat u shtypën nga policia rumune. Sipas të dhënave zyrtare u lënduan 452 persona, mes tyre 11 policë. 70 të lënduar u dërguan në spitale.

Vala e re e protestave në Rumani filloi pas një fushate në mediat sociale të diasporës rumune. Shumë rumunë të punësuar në vendet perëndimore ndiejnë obligim moral të angazhohen që atdheu i tyre të bëhet shtet funksional. Sipas shumë analizave dhe anketave Rumania konsiderohet ndër shtetet më të korruptuara të BE-së. Një studim i Parlamentit Europian ka treguar se kostoja e korrupsionit në vitin 2016 arrinte në rreth 24 miliardë euro. Protestat në Bukuresht dhe shumë qytete të tjera rumune drejtohen kundër partisë PSD, e cila po përpiqet të fusë nën kontroll drejtësinë relativisht efektive rumune. Qeveria po ashtu po tenton të ndryshojë Kodin Penal me qëllim që të vështirësojë ndjekjen e politikanëve të korruptuar. Shumë politikanë të PSD-së kanë probleme me ligjin dhe dyshohet se janë pasuruar ilegalisht.

Këtë situatë nuk duan ta durojnë shumë rumunë, sidomos ata të diasporës, të cilët kanë braktisur vendin kundër vullnetit të tyre. Ata po angazhohen gjithnjë e më shumë për ndryshime rrënjësore në Rumani. Diaspora rumune ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kryetarit Klaus Johannis, i cili është me origjinë gjermane. Johannis po përpiqet që në kuadër të kompetencave të tij të pengojë demontimin e sistemit të drejtësisë në Rumani. Shefi i PSD-së Dragnea e ka akuzuar presidentin Johannis për tradhti – një akuzë e pabesueshme.

Armiku tjetër i kastës së korruptuar rumune, krahas presidentit, janë rumunët e diasporës, shumë prej të cilëve kanë hequr dorë nga pushimet verore dhe janë kthyer në atdhe për të mbështetur bashkëkombësit në betejën për një shtet funksional. Një zyrtar shtetëror i quajti rumunët e diasporës «vjedhës, lavire dhe lypsarë». Në 15 vitet e fundit katër milionë rumunë kanë braktisur vendin e tyre në kërkim të perspektivës në BE. Rroga mestare në Rumani është vetëm 520 euro.

A mund të mësojnë diçka nga rumunët e diasporës shqiptarët e punësuar në Perëndim? Po, shumë madje. Pa angazhimin e diasporës ndryshimet janë të vështira në ato shtete ku partitë shërbejnë vetëm si instrumente për nepotizëm, për rehatim të militantëve dhe injorantëve në adminsitratën shtetërore dhe për ndarje të resurseve publike brenda një bande politike. Kjo ka ndodhur në Rumani që nga rënia e komunizmit. Një pjesë e madhe e popullsisë, përkundër anëtarësimit në BE më 2007, e ka humbur shpresën se është e mundshme të luftohet korrupsioni. Drejtësia ka kryer deri-diku punën e saj, por moçali politik mbetet ende i thellë. Njerëzit janë dëshpëruar, zhgënjyer, kanë rënë në apati. Andaj ndihma nga diaspora është e mirëseardhur në Bukuresht.

Një ndihmë të tillë Kosovës do të duhej t’ia ofronte edhe diaspora e madhe e saj. Angazhimi për Kosovën nuk duhet të përfundojë vetëm me dërgimin e frangave dhe eurove familjeve dhe farefisit. Për të luftuar sistemin e kalbur nga korrupsioni duhet të angazhohen qytetarët e pavarur financiarisht, të cilët nuk mund t’i shantazhojë sistemi. Vetëm ata shqiptarë që janë të pavarur financiarisht mund t’i përzënë nga pushteti politikanët e korruptuar të Kosovës. Shqiptarët e punësuar në Zvicër, Gjermani e Austri, të cilët zemrat dhe familjet i kanë në Kosovë, kanë protestuar në sheshet e Europës për lirinë e Kosovës, kanë dhuruar miliona për fondet e rezistencës, kanë luftuar për lirinë e Kosovës – dhe tani duhet t’i prijnë edhe njëherë çlirimit të Kosovës, kësaj radhe nga kasta e korruptuar dhe moralisht e kalbur e «komandantëve» pa ideale dhe bashkëpunëtorëve shumëvjeçar të UDBËS, të instaluar në qeverinë e Kosovës. Të tillët në politikën e Kosovës janë futur falë ndihmës që kanë marrë nga grabitqarët e proviniencës së UÇK-së, të cilët në 19 vitet e fundit kanë shkelur mbi çdo sakrificë për liri të popullit shqiptar të Kosovës. Pasi e kanë plaçkitur pamëshirshëm Kosovën, «komandantët» dhe oligarkët me biografi kriminale duan t’ia dorëzojnë Serbisë në tepsi një pjesë të mirë të territorit të Kosovës.

Kush e ka menduar më 28 nëntor 1997, kur UÇK doli për herë të parë publikisht, se dy dekada më vonë skenën politike të Kosovës do ta dominojnë ata që bëjnë pazare me ish-çetnikët serbë për territorin e Kosovës, ata që gjatë i kanë shërbyer në Perëndim kriminelit e udbashit Selim Brosha, ata që importojnë mallra nga Serbia, ata që Kosovën duan ta shndërrojnë në një «republikë» kaukaziane. Kundër kësaj bande duhet të nisë një kryengritje sidomos diaspora e Kosovës, të cilën hajdutët e Prishtinës dhe mecenarët e tyre publicistikë nuk mund ta shantazhojnë.

a.ç

Next Post
Edhe Bayerni e fiton Superkupën e Gjermanisë, shkatërron Eintracht

Edhe Bayerni e fiton Superkupën e Gjermanisë, shkatërron Eintracht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In