• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqiptarë që luftojnë jashtë, jo vetëm në Siri, por edhe në Ukrainë

by A R
17/11/2015 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari holandez Stefan Huijboom, në bashkëpunim me korrespondentin e ABC News Vincent Triest kanë zbuluar se shumë shtetas shqiptarë janë përfshirë mes palëve ndërluftuese në konfliktin e Ukrainës, shkruan gazeta Dita. Shifra të sakta për numrin e tyre nuk ka, pasi autoritetet vendase dhe bataljonet vullnetare nuk pranojnë të japin informacione.

Kjo tregon se luftëtarë shqiptarë të përfshirë në konflikte jashtë vendit nuk ka vetëm në Siri e Irak, ku ata u janë bashkangjitur xhihadistëve të Shtetit Islamik.

ABC News raporton se ka zbuluar se shumë luftëtarë shqiptarë u janë bashkangjitur forcave pro-qeveritare të Kievit në betejën kundër rebelëve pro-rusë. Ata janë të shpërndarë në të paktën dy bataljone vullnetarësh, me ekstremistët e djathtë të Pravi Sektar-it dhe batalionin Azov.

Vetë zëdhënësi i batalionit vullnetar të Pravi Sektarit, Alla Megel e pohon këtë fakt. Ai shprehet se luftëtarët shqiptarë kanë hyrë në Ukrainë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi nuk janë të pajisur me viza për të qëndruar për një kohë të gjatë në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Pravi Sektar nuk ka një shifra të sakta të vullnetarëve të huaj që luftojnë përkrah tyre, pasi ata nuk regjistrohen.

Praninë e luftëtarëve shqiptarë e pohon edhe një instruktor i batalionit tjetër, Azov, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ai u shpreh se ka takuar disa luftëtarë shqiptarë që luftojnë në krah të këtij batalioni. Zbulimet përforcohen edhe nga aludime të tjera, sipas të cilave luftëtarët shqiptarë kanë marrë pjesë edhe gjatë përplasjeve të armatosura në aeroportin e Danjeckut, ku Pravi Sektar ka qenë një nga batalionet më aktivë në mbrojtjen e aeroportit.

Edhe ministri i mbrojtjes i Republikës so Donjeckut, Igor Strellkov, pranoi se kishte dëgjuar për shqiptarët që luftojnë krah forcave qeveritare ukrainase, por tha se nuk mund t’a konfirmonte këtë lajm. Më shumë këtë lajm e përforcon propaganda ruse në media, ku thuhet se shqiptarët kanë përdhunuar 22 gra në Berdjansk.

Lajmi qarkulloi fillimisht në portalet pro-ruse por më pas u fshi. Gjurmë të këtij lajmi gjenden në rrjetin social Twitter, ku ka reagime të prorusëve dhe përgënjeshtrime nga ukrainasit. Prej dy vitesh, Ukraina është e përfshirë në luftë civile, që nisi pasi rebelët pro-rusë morën nën kontroll disa zona në lindje të Ukrainës. Reagimi i ashpër i vendeve të NATO­-s ka qenë i ashpër, pasi mendohet se Rusia ka dhënë mbështetje për rebelët pro-rusë.

Gazeta Dita

Next Post

Truri i maskarës në Paris tërheq zvarrë me makinë viktimat (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In