• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptar i poshtër, ty do të bëjmë varrin”/ Aktori Vasili tregon si u dhunua në mes të Athinës nga dy persona

by Java News
21/06/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Laert Vasili të dielën ka rrëfyer detaje nga jeta e tij e kaluar në Greqi, duke theksuar veçanërisht dy tentativa për ta eleminuar fizikisht për shkak të origjinës së tij shqiptare, e nxitur nga talenti dhe suksesi i tij i padiskutueshëm atje.

I ftuar në emisionin “Dola te Ola”, Vasili tha se i janë bërë dy tentativa për ta vrarë; e para në tetor të vitit 2012 dhe e dytë në korrit të vitit 2014.

Ai tregoi se jeta e tij artistike përveç suksesit të padiskuteshëm, ka qenë e trazuar për shkak të dhunës dhe racizmit që shpeshherë e ka shoqëruar në Greqi.

Vasili u shpreh se nëse një aktor gjerman, i cili punon në teatrin grek, do të ishte dhunuar, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Gjermanisë edhe sot nuk do të ishin në rregull, duke shtuar më tej se në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij nga ekstremistët e Agimit të Artë, asnjë nga administrata e shtetit shqiptar nuk reagoi.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se artistët në Shqipëri, i konsiderojnë shpeshherë edhe si “mish për top”.

“Është tentativa e dytë që mu bë për të më vrarë në korrik të 2014-ës. E para ka qenë në tetor të 2012-ës. Thjesht mund t’ju them se nëse një artis gjerman, miku im aktor që punon në Greqi të jeni të sigurtë se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Greqisë edhe sot e kësaj dite nuk do të ishin në rregull. Nuk pata asnjë përkrahje nga administrata e qeverisë shqiptare. Ndoshta për arsyen se artistët në shqipëri shpeshherë quhen top për mish ose mish për top”, tha ai.

Aktori tregoi edhe momentin kur u godit nga dy persona në qendër të Athinës, ndërsa bëri me dije se u qëllua duke dalë nga teatri rrugës për të ikur në shtëpi.

“Në një rrugë përpara teatrit në qendër të Athinës, erdhi një motor pas meje dhe më goditi, më pas zbritën dy persona me kokë të rruar dhe të veshur me të zeza filluan të më godisnin, ndërsa thërrisnin “ty do të bëjmë varrin, shqiptar i poshtër” etj”, tregoi Vasili.

Ai u pyet nga drejtuesja e emisionit edhe në lidhje me reagimin e opinionit grek, nëse është mbështetur nga ajo pjesë e atij opinioni që përfaqëson pjesën elitare të vendit.

Vasili tha se është mbështetur seriozisht nga e majta greke, shoqatat dhe shoqëria civile.

Ai tregoi edhe momentin kur kishte vendosur të jepte në teatër një dramë e cila nuk pëlqehej nga ekstremistët e Agimit të Artë, ndërsa policia greke kishte marrë të gjitha masat që askush mos të guxonte që të futej në teatër.

“Ishin 300 trupa speciale të ndërhyrjes së shpejtë dhe shtatë autobusa të blinduar që të mos lejonin askënd për të hyrë brenda. Mendoj se ata nuk e përtypnin dot faktin se një shqiptar kishte marrë me qira një teatër dhe po jepte një pjesë që i shqetësonte ata. Pas faktit që ata u futen në parlament në vitin 2012, mendoj se donin t’i tregonin popullit se ja të huajt na e kanë fajin neve. Vijnë na marrin punët”, tregoi ai.

Vasili tha se kjo ngjarje, veçanërisht pas goditjes pas shpine nga dy persona, ai vendosi të braktisë Athinën dhe të kthehet në Shqipëri.

“Kjo ngjarje më detyroi të kthehesha në Shqipëri. Nuk mund të krijosh kur je i copëtuar nga të gjitha anët. Kur ti ecën në rrugë dhe kthen kokën për të dëgjuar se çfarë janë këta hapa dhe në fakt ai është thjesht një njeri i zakonshëm”, u shpreh ai.

Next Post
E pazakontë/ 33-vjeçari gjen portofolin me 10 mijë euro dhe ia dorëzon policëve

'34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash'/ Vrojtimi i Bankës së Austrisë: Rritje e fenomenit gjatë vitit 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In