• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash’/ Vrojtimi i Bankës së Austrisë: Rritje e fenomenit gjatë vitit 2020

by Java News
21/06/2021 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 34 për qind e shqiptarëve mbajnë euro cash. Përqindja e personave që preferojnë të mbajnë euro të gatshme shënoi rritje në vitin 2020 sipas vrojtimit që Banka Qendrore e Austrisë bëri vitin e kaluar në 10 vende të rajonit të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Preferenca për të mbajtur para të gatshme shënoi rritje në të gjitha vendet e rajonit, për shkak të frikës që nxiti pandemia. Por Shqipëria bashkë me Poloninë, Çekinë dhe Maqedoninë e Veriut shfaqën nivele të larta të popullatës që zgjedhin të mbajnë euro cash.

Rezultatet e vrojtimit treguan se në Shqipëri, gjatë 2019-2020, preferenca e të intervistuarve për të mbajtur euro cash shënoi rritje me 4 pikë përqindje në raport me periudhën 2017-2018. Gjatë dy viteve të fundit të vrojtimit, numri i personave që mbajnë cash shënoi përqindjen më të lartë që nga vëzhgimi i parë i vitit 2017-2008 që bëri Banka Qendrore e Austrisë.

Në vrojtimin e fundit, sasitë cash të euros për person shënuan rritje. Një shqiptar mban mesatarisht 130 euro cash më 2019-2020, nga rreth 83 euro më 2017-2018. Ekspertët që kanë bërë vrojtimin po shohin një prirje në rritje për mbajtjen e eurove cash në vendet e SECEE. Sipas tyre, kjo tendencë tregon mungesë të besimit në sistemin bankar (në veçanti një mungesë e perceptuar e sigurisë së depozitave) është një faktor kryesor në shpjegimin e preferencës së fortë të individëve për të mbajtur një pjesë të kursimeve në valutë të huaj jashtë bankave.

“Përvojat e krizave të kaluara bankare e përkeqësojnë këtë efekt. Për më tepër, kornizat e dobëta institucionale, p.sh. cilësia e dobët e zbatueshmërisë ligjore, si dhe një depërtim i ulët i bankave, përbëjnë faktorë të rëndësishëm që shpjegojnë preferencën e fortë për euro të gatshme” thuhet në rezultatet e vrojtimit.

Statistikat monetare tregojnë se edhe një pjesë e konsiderueshme e depozitave të familjeve në banka janë në valutë të huaj, kryesisht në euro. Banka Qendrore e Austrisë ushtron një Vrojtim në popullsinë mbi 15 vjeç në 10 vendet të e Europës Lindore dhe Juglindore si, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe katër vende kandidatë për në BE, Shqipëri, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Anketa e euros kryhet rregullisht që nga viti 2007, me intervista të drejtpërdrejta me mbi 1000 persona për çdo vend.

g.kosovari

Next Post
Makinat radhë kilometrike, pushuesit bllokohen rrugëve pas kthimit nga plazhi/ Më problematiket akset nga Dukati në Vlorë, rruga e Ndroqit dhe Lezhë-Milot

Makinat radhë kilometrike, pushuesit bllokohen rrugëve pas kthimit nga plazhi/ Më problematiket akset nga Dukati në Vlorë, rruga e Ndroqit dhe Lezhë-Milot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In