• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Shqiptar i lindur në Iran”, si po e ndërrojnë identitetin azilkërkuesit shqiptarë në Zvicër

by
08/06/2015 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga janari policia kufitare zvicerane ka ndalur pesë mijë persona, të cilët tentonin të hynin ilegalisht në Zvicër. Në pikat kufitare me Italinë, sidomos në Chiasso, përpiqen të futen në Zvicër kryesisht afrikanët, në kufirin lindor këtë vit më së shumti janë arrestuar shqiptarë nga Kosova.

Zyrtarisht Zvicra është anëtare e Marrëveshjes së Schengenit, e cila parashikon që mes 27 vendeve europiane të mos ketë kontrolle kufitare. Megjithatë, në kufi me Zvicrën patrullat kufitare zvicerane janë ende aktive. Këtë e vërejnë sidomos shpesh ata që udhëtojnë me tren.

“Roja Kufitare, mirëmëngjesi!”. Me këto fjalë kufitarët i zgjojnë nga gjumi udhëtarët në trenin e vijës Vjenë-Zürich. Turistët nga vendet si Japonia me qetësi ua tregojnë pasaportat kufitarëve zviceranë, udhëtarë të tjerë dorëzohen dhe menjëherë parashtrojnë kërkesë për azil. Disa prej tyre shpesh fshihen në tualet.

Sipas një raporti të portalit të lajmeve “20 Minuten Online” Roja Kufitare e Zvicrës vitin e kaluar ka zbuluar 14’265 persona me qëndrim ilegal në Zvicër. Çdo i dhjeti prej tyre hyn në Zvicër përmes Luginës së Rajnës, në kufi me Austrinë. Shumica e azilkërkuesve ndalen në dy stacione të trenit: në Buchs dhe Sargans. Që nga fillimi i vitit 2015 kufitarët në këtë pjesë kanë ndalur 500 persona.

Shumica e personave që hyjnë ilegalisht në Zvicër rrjedhin nga Gambia. Por ndryshe është situata në Luginën e Rajnës: atje hyjnë ilegalisht kryesisht kosovarët. Në katër muajt e parë të këtij viti kufitarët kanë kapur 138 kosovarë, 59 afganë, 31 sirianë, 10 filipinas, 9 nigerianë dhe mbi 150 pjesëtarë të nacionaliteteve të tjera.

“Një ditë vetëm në një tren gjetëm 18 kosovarë”, raporton kufitari Beat Bösch. Në shënjestër të kufitarëve është treni që vjen nga Vjena, sepse atij gjatë rrugës i ngjiten vagonë nga Budapesti apo Beogradi. Udhëtarët kontrollohen varësisht nga niveli i dyshimit: disave u kontrollohet vetëm letërnjoftimi apo pasaporta, të tjerët verifikohen edhe përmes gjurmëve të gishtave dhe po u zbulua se janë të regjistruar në Zvicër për shkak të delikteve të mëhershme apo qëndrimit të mëparshëm ilegal, atëherë të tillët i dorëzohen policisë. Disa persona ndalohen për herë të tretë.

“Para së gjithash kosovarët kanë mundësi ta ndërrojnë identitetin disa herë”, thotë kufitari Bösch. Ndonëse javëve të fundit ka rënë dukshëm numri i kosovarëve që ikin nga vendlindja, megjithatë kufitarët ballafaqohen ende me shqiptarë me origjinë të çuditshme. Njëri prej tyre me të cilin ka të bëjë kufitari Bösch prezantohet si shqiptar i lindur në Iran. Ai nuk pranon t’i respektojë urdhrat e kufitarit, i cili në rast të eskalimit të situatës ka të drejtë të lidhë për banke druri shqiptarin kryeneç.

Dialogplus.ch

Next Post

Tiranë, shkatërrohet grupi i hajdutëve, në pranga 3 të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Në PD s’ka pasur kurrë garë reale, Berisha kontrollon partinë prej 40 vitesh

Spahiu: Në PD s’ka pasur kurrë garë reale, Berisha kontrollon partinë prej 40 vitesh

May 18, 2026
Kursi i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë, Begaj: Me rëndësi stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Kursi i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë, Begaj: Me rëndësi stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

May 18, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Ç’po ndodh me motin?! Europa nga i ftohti arktik drejt vapës ekstreme, temperaturat pritet të rriten me 15 gradë

May 18, 2026
U arratisën nga burgu grek dhe nisën grabitjet, kush janë katër shqiptarët e prangosur

U arratisën nga burgu grek dhe nisën grabitjet, kush janë katër shqiptarët e prangosur

May 18, 2026
BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten pasdite

Burime: Nga Brukseli pritet “tym i bardhë” për Shqipërinë! Vendet e BE drejt konsensusit për IBAR

May 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet! Rriten çmimet e naftës dhe luhaten obligacionet globale

Tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet! Rriten çmimet e naftës dhe luhaten obligacionet globale

May 18, 2026
Dosja për inceneratorin e Elbasanit, shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn

Dosja për inceneratorin e Elbasanit, shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn

May 18, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

Meta letër kreut të SPAK: Të mos bëhet kërkesë në SHBA për shtyrjen e publikimit të informacionit për kontratën GSIS-LSI

May 18, 2026
Jo më regjistrim online për fëmijët në çerdhe dhe kopshte, çfarë duhet të dini! (Afatet)

Jo më regjistrim online për fëmijët në çerdhe dhe kopshte, çfarë duhet të dini! (Afatet)

May 18, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Tragjeditë me alkool në timon dhe një zgjidhje pa pranga e mallkime si hakmarrje

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In