• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipja po “masakrohet” çdo ditë! Gjuhëtarët: Fjalët e huaja përdoren masivisht

by A R
23/01/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në mënyrën e duhur është një përgjegjësi kombëtare, por a flitet dhe shkruhet siç duhet? Sa korrektë janë nga ana gramatikore shqiptarët dhe në veçanti brezat e rinj? Sipas gjuhëtarit Rami Memushaj shqipja po dëmtohet dita –ditës.

RAMI MEMUSHAJ, GJUHËTAR
Në gjuhën shqipe po ndodh ajo që mund ta përkufizojmë shkurt si një shpërfillje e pafalshme. Për shembull fjalët e huaja të panevojshme që po përdoren jashtëzakonisht shumë dhe po zëvendësojnë fjalët e gjuhës shqipe. Po flasim një “shqiplishte”, domethënë një shqipe me theks anglez, gjë që prish modelet e trashëguara të theksimit të fjalëve në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, pedagogia Linda Mëniku tregon se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet në varësi të formimit individual dhe për pasojë nuk kemi një njohje të mirë të normativës drejtshkrimore.

LINDA MËNIKU, PEDAGOGE
Gjerësisht ka një mos njohje të mirë të normativës drejtshkrimore për shkak të një formimi të mangët në sistemin arsimor shqiptar. Një ndikim jo fort pozitiv ka media, këtu do t’ju referohesha serialeve të përkthyera, të cilat ndiqen sot masivisht.

Edhe studentët e pohojnë që rregullat e gjuhës shqipe nuk përdoren siç duhet.

STUDENTJA 1
Në shkrim është pjesa që përdoren shumë shkurtimet, duke përfshirë edhe veten në këtë kategori. Një faktor që mendoj se është kryesor është pjesa e mosleximit të librave.

STUDENTJA 2
Përsa i përket të shkruarës, po ka shumë probleme mesa kam vënë re unë. 80 – 90% e studentëve hasin shumë vështirësi në të shkruar.

Prej 3 vitesh është propozuar që gjuha shqipe të futet si lëndë më vete edhe në auditore për të gjitha degët e fakulteteve, por ende nuk ka asnjë hap konkret.

/Vizion +/a.r

Next Post
Shkelën kufirin, kapen në Korçë dhe Pogradec pesë emigrantë

Në mes të acarit, kapen 30 emigrantë të paligjshëm në malin e Moravës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com