• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria zgjohet nën ujë, 315 persona të evakuuar e mijëra familje pa energji

by Java News
01/12/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përshirë të gjithë territorin prej ditës së djeshme ka shkaktuar problematika në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

315 persona mësohet se janë evakuuar nga banesat e bizneset gjatë ditës së djeshme e gjatë natës pas ndërhyrjes së ushtrisë.

Po gjatë natës në zonën e Vorës është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë të cilët me anë të një eskavatori kanë evakuuar disa persona të tjerë.

Raportohet se pa energji elektrike janë 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

Sipas Zyrës së Emergjencave Civile, autostrada Tiranë-Durrës është e kalueshme me vështirësi ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve. Rruga Ndroq-Durrës është e kalueshme.

Në Vlorë prej orës 01:00 pas mesnate kanë nisur të shënohen problematikat e para. Rruga nacionale Vlorë- Llogora është bllokuar, por pas ndërhyrjes së ushtrisë rruga është e kalueshme me një sens. Situata është krijuar për shkak të rreshjeve të furishmë të cilat kanë rrëzuar gurë dhe dhera.

Erozioni ka prekur të gjithë kodrën. Situata është monitoruar në tërren nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka angazhuar në terren shërbimet publike dhe ushtrinë.

Kryebashkiaku deklaroi se po monitorohet edhe situata në qytet , ku aktualisht gjenden nën ujë akset kryesore lidhëse mes bulevardit dhe rrugës Trasballkanike.

Sakaq, situata prezantohet problematika edhe në zonat periferike të qytetit. Shtabi i Emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike. Të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m, raporton oranews

Sipas specialistëve në 5.8 m pritet të nisë evakuimi. Vjosa del nga shtati nëse arrin 6.3 m. Sipas rritmit të prurjeve lumi rrezikon të dalë nga shtrati orët e mesditës. Në Novoselë, gjasat janë të përseriten përmbytjet masive të vitit 2015-të.

Në Korçë, janë regjistruar reshje të dendura shiu gjatë orëve të natës dhe vijojnë me intensitet edhe në këto momente.Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë bllokimin e aksit Lozhan-Moglicë si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Rrëshqitje gurësh ka pasur dhe në aksin Bilisht-Kapshticë, por pas ndërhyrjes rruga është zhbllokuar. Ndërkohë në Maliq dhe fshatin Lekas moti i keq ka ndërprerë energjinë elektrike prej 7 orësh. Rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ka deklaruar se janë në gatishmëri.

 “Jemi në gatishmëri, në Korçë ka reshje intensive shiu, ndërsa në Pogradec situata është normale. Aktualisht nuk ka bllokime apo evakuime. Fusha e Maliqit mbetet më e rrezikuara në vijim”.

Në Gjirokastër, liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati që nga mbrëmja e djeshme duke shkaktuar përmbytje në pjesën e poshtme të Gjirokastrës, ndërsa në rrugët e brendshme ka vështirësi në qarkullim. Rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë është e pakalueshme në njërin krah.

Në Skrapar, një pjesë e fshatrave janë pa energji elektrike pasi era e fortë ka shkëputur disa linja të tensionit të lartë.Në hyrje të Poliçanit, në afërsi të fshatit Plizë është shembur një urë si pasojë e rrëshqitjes së dherave.Në aksin Berat-Skrapar ka rrëshqitje të gurëve dhe dherave në rrugë dhe për pasojë mjetet qarkullojnë me vështirësi.

Në monitorim të plotë po mbahet lagjia e Dafinave në bashkine e Ures Vajgurore, pasi niveli mjaft i ulët ku është ndërtuar vë në rrezik banesat nëse uji del nga shtrati në këtë zonë.

Lezhë: Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Mamurras, ku për pasojë është shembur ura e mbi lumin e “Drojes”. Nga shembja e urës është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin Laç-Fushë Krujë. Ndërkohë vijon që lumi “Droje” të ketë prurje të shumta.

Fier: Situata paraqitet mjaft problematike edhe në qytetin e Fierit, ku reshjet e dendura të shiut nuk kanë munguar gjatë gjithë natës, të cilat janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike. Lumenjtë Seman dhe Gjanica janë paraqitur në nivele jo probleme deri më tani. Ndërkohë, që Vjosa është në gjendje kritike dhe pritet të dalë nga shtrati nga ora në orë. Rrugët vazhdojnë të jetë të hapura dhe të mos ketë probleme.

Fushë-Krujë: Situata mjaft problematike paraqitet në zonën e Fushë-Krujës, nën ujë është e gjithë zona, fshatrat e Fushë-Krujë janë tërësisht të mbuluar me ujë, gjithashtu edhe një pjesë e qytetit. Ndërkohë janë përmbytur edhe dy stacionet e pompave në Fushë-Krujë. Fshatrat më shumë problematike janë Bilaj, Bubq etj. Në Fushë-kruje aktualisht janë nën ujë edhe pjesë të fshatrave të cilat nuk janë përmbytur asnjëherë më parë.

/a.ç

Next Post
Rëndohet situata në qarkun e Gjirokastrës, liqeni i Viroit del nga shtrati

Rëndohet situata në qarkun e Gjirokastrës, liqeni i Viroit del nga shtrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In