• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria zgjeron tregtinë e shërbimeve me BE

by Java News
02/06/2019 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me zhvillimin teknologjik dhe rritjen e globalizmit, tregtia e shërbimeve po njeh zgjerim. Bashkimi Europian është një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Tregtia e shërbimeve i referohet shitjes dhe shpërndarjes së produkteve të paprekshme, nga prodhuesi te konsumatori. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi shkëmbimet tregtare të shërbimeve.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria pati suficit në tregtinë e shërbimeve me BE. Ky ishte viti i dytë radhazi, ku eksportet e shërbimeve shqiptare tejkaluan importet e shërbimeve, me diferencë 77.4 milionë euro. Eksportet e shërbimeve nga Shqipëria në BE ishin 857.9 milionë euro, nga 812.7 milionë euro një vit më parë, duke u rritur me 6%. Suficiti tregtar i Shqipërisë në shërbime njohu zgjerim me gati 60%.

Në kategorinë e shërbimeve përfshihen: shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit; transporti; udhëtimi; ndërtimi; sigurimi dhe shërbime pensionale; shërbimet financiare; përdorimi i pronës intelektuale; shërbimet në telekomunikacion dhe informatikë; shërbime të tjera të biznesit; shërbimet argëtuese; shërbimet qeveritare; etj.

Tregtia e shërbimeve me Ballkanin Perëndimor

Gjithnjë e më shumë, rajoni i Ballkanit Perëndimor po shihet si një i tërë nga vendet e Bashkimit Europian. Një nga objektivat e BE-së është krijimi i tregut të përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Eurostat, eksportet nga vendet e BP drejt BE-së ishin 4.9 miliardë euro, ndërsa importet nga BE-ja në vendet e Ballkanit Perëndimor ishin 5.8 miliardë euro. Prej tregtisë së shërbimeve me Ballkanin Perëndimor, BE-ja realizoi një suficit prej 896 milionë eurosh.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi eksportuan më shumë se sa importuan. Suficiti tregtar i Malit të Zi me BE-në në lidhje me shërbimet ishte 121 milionë euro, ndjekur nga Shqipëria me suficit prej 77.4 milionë euro. Nga vendet e rajonit, Serbia njohu deficitin më të gjerë në shërbime, me diferencë 563.2 milionë euro, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 438.2 milionë euro dhe Bosnja me 94 milionë euro.

Për Kosovën nuk janë përditësuar të dhëna mbi tregtinë e shërbimeve me BE-në.

BE-ja zgjeroi tregtinë e shërbimeve

Sipas të dhënave paraprake për 2018-n, eksportet e shërbimeve nga BE në pjesën tjetër të botës, u rritën me 0.7% në raport me një vit më parë, nga 912.4 miliardë euro në 918 miliardë euro. Ndërsa importet shënuan rritje me 1.1%, nga 720 miliardë euro në 728.4 miliardë euro.

Si pasojë, suficiti tregtar i Bashkimit Europian në shërbime arriti në 190.1 miliardë euro në 2018, 0.8% më pak se një vit më parë.

Shërbimet në IT nxitën suficitin tregtar në shërbime

Eksportet e shërbimeve të Bashkimit Europian u dominuan nga “shërbime të tjera të biznesit”, si kërkimi dhe zhvillimi, shërbime teknike, profesionale dhe të biznesit, të cilat përgjigjeshin për një të katërtën e totalit të eksporteve, të ndjekura nga transporti me 18% dhe shërbimet në udhëtim me 15%.

“Shërbime të tjera biznesi” ishin kategoria me peshën më të lartë të shërbimeve të importuara nga Bashkimi Europian (rreth 29% e totalit), ndjekur nga shërbimet e transportit me 18%, udhëtimeve me 15%, dhe tarifat për përdorimin e pronës intelektuale 15%. Suficiti i BE-së në 2018 ishte rezultat kryesisht i suficitit në shërbimet e telekomunikacionit dhe informatikës (82 miliardë euro), transport me 31.9 miliardë euro, udhëtim me 30.7 miliardë euro dhe shërbime financiare me 32.1 miliardë euro. Ndërsa u shënua deficit në tarifat për përdorimin e pronës intelektuale.

SHBA, partneri kryesor i BE-së

Në 2018-n, partneri kryesor i eksporteve të shërbimeve në BE ishte SHBA me 27% të eksporteve jashtë komunitetit, ndjekur nga Zvicra me 13%, Kina me 6% dhe Japonia me 4%. Njëjtë edhe për importet e shërbimeve, ShBA janë sërish partneri kryesor i BE-së me 31% të totalit të importeve të shërbimeve që BE merr nga shtetet e tjera, e ndjekur nga Zvicra me 8% dhe Kina me 4%.

Në 2018-n, Bashkimi Europian shënoi suficit në tregtinë e shërbimeve me të gjithë partnerët e saj kryesorë, përveç Indisë ku shënoi një deficit prej -2.6 miliardë eurosh. Deri më tani, suficiti më i lartë është parë me Zvicrën me rreth 57.9 miliardë euro, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 23.1 miliardë euro, Kina me 21.2 miliardë euro, Japonia me 14.9 miliardë euro dhe Rusia me 14.1 miliardë euro.monitor.al

Next Post
Kronika/46-vjeçari, i dënuar me 11 muaj burg, arrestohet

Kronika/46-vjeçari, i dënuar me 11 muaj burg, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In