• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pasdite në shkollën e notit…”

by Enver Robelli
22/03/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Secila luftë e filluar i ka arsyet e veta dhe asnjëra s’mund të krahasohet me tjetrën. Ajo që nuk ndryshon është njëkohshmëria: në një anë të botës luftëra, në anën tjetër një tren që ecën si në tëlyen. Ashtu si jeta.

Më 2 gusht 1914, shkrimtari Franz Kafka shkroi në ditarin e tij: “Gjermania i ka shpallur luftë Rusisë. – Pasdite në shkollën e notit.” Kjo është njëra nga ato fjalitë e rralla që përshkruan saktë hendekun e madh mes botës së tronditur nga lufta dhe përditshmërisë. E përbashkëta e tyre është – njëkohësia. Luftërat nisin, vazhdojnë, nuk ndalen, por as jeta nuk ndalet. Ndërsa në telefonat mobilë shfaqen e zhduken tituj për Ukrainën, Iranin, Libanin, Gjirin Persik, dronët, anijet, çmimin e naftës, treni lëviz si në tëlyen buzë Liqenit të Zürichut. Njerëz me çanta të mëdha shkojnë në aeroport, kjo shihet qartë. Njerëz me çanta të vogla duket se nuk kanë plane të mëdha – ata dalin në qytet për t’u takuar me miqtë për një kafe. E njerëzit me çanta as të mëdha, as të vogla, ku shkojnë? Me gjasë kanë vendosur të bëjnë një shëtitje në natyrë. Jeta vazhdon.

Luftërat ndizen lehtë, por ndërpriten me vështirësi. Kur në fillim të gushtit 1914 trupat gjermane marshuan drejt Belgjikës (për të mposhtur Francën), perandori Wilhelm II u tha ushtarëve: “Do të jeni sërish në shtëpi para se gjethet të bien nga pemët”. Shumica gjethe ranë, shumë prej ushtarëve nuk u kthyen fare në shtëpi. Dhe lufta përfundoi tek katër vite më vonë, në vitin 1918.

Në librin e tij mbi Luftën e Parë Botërore, historiani Christopher Clark shkruan: “Në kontinentin europian mbretëronte paqja atë mëngjes të 28 qershorit 1914, një e diel, kur Franz Ferdinand dhe bashkëshortja e tij Sophie Chotek mbërritën në stacionin e trenit në Sarajevë. Vetëm 37 ditë më vonë, Europa ishte në luftë. Konflikti që filloi atë verë mobilizoi 65 milionë ushtarë, rrëzoi tre perandori dhe shkaktoi 20 milionë të vdekur ushtarakë e civilë, si dhe 21 milionë të plagosur”.

Arkiduka austro-hungarez Franz Ferdinand dhe Sophie Chotek u vranë nga anarkisti dhe nacionalisti serb Gavrilo Princip – me përkrahje nga shërbimet sekrete të Beogradit. Ky atentat ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore.

Më 1912, kur Perandoria Osmane po tërhiqej nga Ballkani, Princip braktisi gjimnazin në Bosnjë dhe, nëpërmjet Beogradit, erdhi në Prokuple, në kufi me Kosovën. Qëllimi i tij ishte të angazhohej në luftën e ushtrisë serbe për pushtimin e Kosovës, por komandanti serb e ktheu pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të dobët. Princip e përjetoi këtë si poshtërim, sipas gazetarit austriak Gregor Mayer, i cili ka shkruar një libër për atentatin e Sarajevës. Pasi u kthye në Beograd, Princip vendosi të bënte “diçka të madhe”. Më 1914 ai vrau arkidukën Franz Ferdinand. Në mesin e komplotistëve që organizuan atentatin ishte edhe Vaso Çubriloviqi, i cili në fund të viteve 1930-të shkroi një promemorie mbi dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Kosova drejt Turqisë.

Kur nisi Lufta e Parë Botërore, entuziazmi ishte i madh edhe në mesin e disa shkrimtarëve. Për shembull, nobelisti i mëvonshëm gjerman Thomas Mann shkroi në esenë e tij “Mendime në kohë lufte” (botuar në nëntor 1914): “Si mund të mos e lavdëronte Zotin artisti, ushtari brenda artistit, për shembjen e një bote paqeje, nga e cila ai ishte kaq i ngopur, tej mase i ngopur! Luftë! Ishte pastrim, çlirim, ajo që ne ndienim.”

Më vonë, gjatë viteve 1930, Thomas Mann u bë një kritik i ashpër i Adolf Hitlerit. Mann e vazhdoi jetën në ekzilin amerikan dhe që andej, nëpërmjet radiostacionit britanik BBC, demaskonte propagandën naziste. Ai iu drejtua gjermanëve 58 herë nëpërmjet mikrofonit të BBC-së, por nuk pati mjaftueshëm gjermanë që e dëgjuan. Megjithatë, fjalët që ai ua drejtonte dëgjuesve gjermanë mbeten ende aktuale dhe së fundi janë botuar si libër.

Secila luftë e filluar i ka arsyet e veta dhe asnjëra s’mund të krahasohet me tjetrën. Ajo që nuk ndryshon është njëkohshmëria: në një anë të botës luftëra, në anën tjetër një tren që ecën si në tëlyen. Ashtu si jeta.

Next Post
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

November 5, 2026
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

November 5, 2026
Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

November 5, 2026
Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In