• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria – Zgjerimi i BE në qendër të Presidencës Rumune

by Java News
24/01/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ani Ruci*

Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë:  Presidenca Rumune e Këshillit të BE në 6 mujorin e parë të këtij viti do të synojë të shtyjë përpara politikat e zgjerimit të BE me vendet e rajonit.

Në prezantimin e prioriteteve të Presidencës rumune të Këshillit të BE, Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi se “BE-ja mund të mbështetet tek një presidencë që do ta shtyjë më tej axhendën e zgjerimit. Pas presidencave të suksesshme bullgare dhe austriake, mirëpres fuqimisht vazhdimësinë e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor midis prioriteteve tona kryesore në këtë 6 mujor të Presidencës Rumune”.

Vendimi për hapjen e negociatave – jo i mirëqenë

Presidenca rumune e Këshillit të BE, janar-qershor 2019, përkon në kohë me pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave të hyrjes në BE.

“Për Shqipërinë kjo periudhë do të jetë absolutisht vendimtare. Jemi rreth katër muaj larg Raportit Vjetor të Komisionit Europian (KE) dhe pesë muaj larg diskutimit të ardhshëm të Këshillit të BE mbi zgjerimin. Ajo që shtetet  anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet të merret si i mirëqënë”, tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në prezantimin e prioriteteve të Presidencës Rumune.

Rolin e rëndësishëm të Raportit të Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë e theksoi edhe Mircea Perpelea, ambasador i Rumanisë në Tiranë. “Gjatë kësaj Presidence Rumune, hapat që do të hidhen në procesin e zgjerimit do të bazohen në vlerësimin e KE, që do të publikohet këtë pranverë. Rumania do të jetë e angazhuar aktivisht në këtë proces. Shpresojmë që raporti i KE të jetë pozitiv për të bërë të mundur përparimin e mëtejshëm të partnerëve europianë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenca rumune do të përpiqet të kanalizojë përpjekjet në një drejtim pozitiv për të ҫuar përpara perspektivën europiane të Shqipërisë.”

Presidenca Rumune në kohë sfidash për BE

Rumania merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE, që nga anëtarësimi i saj në vitin 2007, në një kohë sfidash për BE, “në një kohë kur përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE duhet të identifikojnë zgjidhje që funksionojnë për sfidat e mëdha që po përballon sot projekti i unifikimit europian” theksoi ambasadori rumun Perpelea.

Kohezioni- një vlerë e përbashkët europiane

Kjo është motoja e Presidencës Rumune në 6 mujorin e parë të këtij viti. Në funksion të parimit të kohezionit si vlerë e përbashkët europiane janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të axhendës së kësaj presidence. Në fokusin e saj do të jetë forcimi i konvergjencës në Europë, i sigurisë së qytetarëve të saj, rritja e rolit të Europës si një aktor global, rritja e solidaritetit  dhe kohezionit për një Europë të vlerave të përbashkëta.

*Deutsche Welle

/a.meta

Next Post
Berisha: Rama e ka tmerr Bashën, bën kot sikur ndihet komod!

Pamundësia e Lulzimit për të ringritur KOP-in në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

June 1, 2026
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare

June 1, 2026
Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative

Protesta në Zvërnec, Hita: Policia nuk merret me heqje gardhi, s’është kompetenca e jona

June 1, 2026
Rama replikon me Lubonjën: Jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje! O Fatos, na duhet…

Rama replikon me Lubonjën: Jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje! O Fatos, na duhet…

June 1, 2026
Meta reagon për vdekjen e të atit: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij

Meta reagon për vdekjen e të atit: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij

June 1, 2026
“Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, Hita i ashpër me Policinë e Vlorës për Zvërnecin: U shfaq e fjetur…

“Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, Hita i ashpër me Policinë e Vlorës për Zvërnecin: U shfaq e fjetur…

June 1, 2026
Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026

Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026

June 1, 2026
Financial Times: Rreziku nga flota në hije e Rusisë!

Financial Times: Rreziku nga flota në hije e Rusisë!

June 1, 2026
Zgjedhjet lokale shkojnë në Venecia, Minxhozi: Kushtetuesja nuk e përballoi dot presionin

Zvërneci dhe elefanti që nuk hyn në vrimën e gjilpërës

June 1, 2026
“Fillojmë shqyrtimin e amnistisë penale”, Gogu në Pojskë: Drejtësia të jetë e pranishme edhe përmes rehabilitimit

“Fillojmë shqyrtimin e amnistisë penale”, Gogu në Pojskë: Drejtësia të jetë e pranishme edhe përmes rehabilitimit

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In