• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamundësia e Lulzimit për të ringritur KOP-in në PD

by Artur Ajazi
24/01/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Plot 14 vjet më parë Sali Berisha ngriti në PD, Komitetin e Orientimit të Politikave ndryshe KOP, i cili duhet thënë se asokohe ishte zgjidhja më e mirë e asaj partie për të rizgjuar tek shumica e shqiptarëve besimin, duke sjellë më pas ardhjen në pushtet. Realisht KOP në 2005, përbëhej nga personalitete të spikatura dhe në profesione të ndryshme , që i përkisinin grupmoshave të ndryshme. Ata u afruan në KOP-in e Doktorit, jo vetëm si idealist, por edhe sepse ndoshta kishte ardhur koha që PD mund ti afrohej pushtetit me një ekip të ri të shkolluar.

E kundërta ndodh sot, me PD e sotme, dhe natyrshëm lind pyetja, a ka të mundur Lulzim Basha të ngrejë një KOP të ri në parti ? Ata që kanë vite që punojnë me Lulzimin thonë se “edhe pse ndoshta ka ardhur koha, ai nuk e ka as mundësinë dhe as aftësinë e duhur , për të ringjallur shpresë dhe besim tek elita intelektuale, tek të rinjtë e shkolluar, aq sa të ngrejë një kopje të KOP-it të Berishës”. Kjo për faktin e thjeshtë se në PD-në e Lulzimit, janë “të vjetrit” apo milionerët e saj, që duan ende pushtet mbi partinë, dhe nuk duan të kenë dikë tjetër mbi krye veç kryetarit.

Edhe pse zoti Basha po tenton të bëhet kopja e Doktorit, me gjoja “rikthimet” e disave në Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e re të partisë, gjasat janë pothuajse zero, që ai të ngrejë një KOP të ri. Partia Demokratike gjendet sot më e shkundur se kurrë nga emrat dhe personalitetet me peshë në jetën intelektuale të vendit. Mendësia leniniste e milionerëve të regjur me pushtetin në PD, nuk do të lejojë kurrë ngritjen e një KOP-i të ri në atë parti, ndërsa vetë Lulzimi e ka të pamundur . E ndërsa Berisha në 2005, kishte për vehte pothuajse gjithë partinë, sot Lulzimi nuk ka as 50 per qind të saj. E ndërsa Berisha në 2005 kishte një rreputacion të padiskutueshëm në bazë, strukturat dhe forumet e partisë, sot Lulzimi as nuk e ka patur dhe as nuk e ka atë.

E ndërsa Berisha në 2005, tregoi se kishte aftësi regjeneruese për të ardhur sërish në pushtet me votë, sot Lulzimi nuk e ka atë aftësi, përkundrazi ka larguar nga PD mbi 50 per qind të elektoratit. E ndërsa Berisha (si kurrë më parë) e njohu humbjen dhe e dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet, Lulzimi nuk e njeh dhe e refuzon institucionin e dorëheqjes, madje e ka çimentuar pozitën e tij, duke u bërë kryetar i përjetshëm në PD. Ngritja apo ringjallja e KOP-it në Partinë Demokratike, edhe pse nga shumë emra brënda saj shihet si “e vetmja zgjidhje e krizës partiake”, nuk duket se është e mundur nga Lulzimi, që as shpresa e tij e fundit, “kryesia e re”. Ç’ka ai bëri me “rikthimet” në Këshillin Kombëtar dhe gjoja “riformatimin” e kryesisë re, duket sheshit se nuk arriti të ndryshojë asgjë brënda asaj partie. PD ka mbetur atje ku e la Berisha, dhe sot më keq akoma, ka mbetur e vetmuar dhe pa përkrahje nga shumica e shqiptarëve, për faktin se nuk po arrin të konturohet si një parti vlerash dhe asetesh intelektuale.

Një parti që nuk do të ringrihet, që nuk do të ribashkohet, që nuk reagon ndaj të keqes brënda saj, që nuk ka transparencë dhe llogaridhënie për proceset zgjedhore, humbjet , përjashtimet dhe emërimet, që nuk arrin të mbushë sheshet edhe pas afro 6 vitesh opozitë, me një bazë pothuajse të shpartalluar, nuk mundet kurrsesi të ngrejë “KOP”-in e ri, si shpresë për fitoren dhe ardhjen në pushtet. Lulzimit do ti duhet të rrijë gjatë në opozitë, do ti duhet të rrijë gjatë duke mbledhur dhe rizgjedhur sërish kryesi të re, do ti duhet të merret gjatë me lojra fjalësh si “ristrukturimi degëve, zgjedhjet e brëndshme në parti, nxjerrja e përgjegjësive” derisa ta katandisë PD në shoqatë fitimprurëse, ku sërish ai do të jetë “kryetari” saj.

Next Post
Frikë nga përndjekja e Erdogan, turqit aplikime masive për azil në Gjermani

Azil në Gjermani, rënie konstante për shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

September 25, 2026
Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

September 25, 2026
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

September 25, 2026
“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

September 25, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

September 25, 2026
Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

September 25, 2026
FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com