• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria vizitohet edhe nga aziatikët e Lindja e Mesme: Preferojnë turizmin kulturor dhe atë malor

by Java News
18/08/2023 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse kryefjala e ditëve të fundit janë turistët italianë që kanë mbipopulluar Shqipërinë, turoperatorët shprehen se këtë vit janë të shumtë edhe vizitorët nga Azia dhe Lindja e Mesme.

“E veçanta e këtij viti lidhet me hapjen e Azisë.  Lëvizja nga Azia drejt Europës ka qenë më e madhe. Në këtë kuptim, edhe Shqipëria ka përfituar në lëvizjen nga Azia. Ndërkohë, Shqipëria është futur edhe në tregun e Lindjes së Mesme nga ku ka fluturime direkte nga  Dubai, Kuvajti ka pasur fluturime direkte, nga Abu Dhabi si  dhe nga Arabia Saudite, madje nga dy qytete”.

Turistët e këtyre vendeve të largëta e zgjedhin vendin tonë për turizmin kulturor, malor dhe atë të aventurës.

“Këta nuk janë turistë plazhi, por janë turistë kryesisht natyre dhe qyteti. Pra vizitojnë qytetet, kjo është  edhe arsyeja që edhe Tirana gjatë muajve të verës ku më përpara ka qenë e zbrazët dhe hotelet nuk kishin shitje, tani është me shumë vështirësi të gjesh dhoma, madje ata qëndrojnë në Tiranë dhe bëjnë vizita ditore në Berat, në Vlorë apo në Theth, në lumin e Shalës pra në të gjitha destinacionet ku mund të shkosh dhe të kthehesh brenda ditës”.

Pasi turistët mbërrijnë në vend, për të arritur në destinacionet përkatëse zgjedhin të marrin automjete me qira.

“Kjo ka bërë që edhe tregu i makinave me qira të ketë pësuar rritje të jashtëzakonshme në shitje gjatë këtij viti, gjatë kësaj vere“.

Sipas operatorëve turistike ulja e çmimeve të fluturimeve për shkak të shtimit të kompanive “low cost” ka ndikuar në fluksin e vizitorëve që zgjedhin të udhëtojnë me avion./f.stafa

Next Post
Durrësi shënon rekord turistësh, hotelet dhe apartamentet asnjë dhomë bosh gjatë gushtit

Durrësi shënon rekord turistësh, hotelet dhe apartamentet asnjë dhomë bosh gjatë gushtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com