• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, turizëm gjatë gjithë vitit! Fuqia punëtore, sfidë për operatorët…

by A R
01/01/2025 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2024 ishte më i suksesshmi për sa i përket turizmit në vendin tonë. Turistë të shumtë nga kontinente të ndryshme të botës zgjodhën që të kalonin pushimet në Shqipëri.

Kulmi ishte gjatë sezonit veror por ndryshe nga vite të tjera, në 2024 numri i vizitorëve ishte i lartë edhe në muajt e tjerë të vitit.

Strukturat akomoduese u shtuan në numër në këtë vit. Jo vetëm në hotele, por edhe në bujtina për të pritur sa më mirë turistët. Ata që kanë një aktivitet në këtë sektor kanë nisur që tani punën për sezonin e vitit 2025.

Numri i turistëve u shtua gjatë vitit 2024 por për sektorin e turizmit kjo përbën edhe sfida. Një prej problemeve që hasin bizneset është mungesa e personelit. Por zgjatja e sezonit jep shpresë se edhe ky problem për sa i përket krahut të punës mund të zgjidhet në të ardhmen.

Për të përmirësuar shërbimin, qeveria vendosi që të zbatojë një menaxhim të ri për plazhet. Kjo nismë u krye me qëllimin për të shtuar hapësirat publike në bregdet dhe menaxhim më të mirë të hapësirave. Kjo pritet shumë mirë nga operatorët turistikë. Sipas tyre, nisma e re do të japë një hov të ri në sektorin e turizmit

Megjithatë ka ende shumë për të përmirësuar. Bizneset kanë edhe kërkesat e tyre. Një prej tyre, veç infrastrukturës, është edhe pasja e hartave të plota. Kjo sipas operatorëve turistikë do të ndihmojë që vizitorët të arrijnë më lehtë në destinacione të ndryshme.

Turistët nga Europa janë ata të cilët e zgjedhin më shumë Shqipërinë. Por kohët e fundit është vënë re edhe shtimi i numrit të vizitorëve nga vende të largëta. Sezoni i vitit 2025 pritet të ketë risi të tjera për sa i përket hartës së vizitorëve.

Gjatë këtij viti pritet të ketë një rritje të numrit të turistëve veçanërisht në rajonin e jugut të Shqipërisë. Parashikohet që edhe Vlora të ndikohet më shumë nga turizmi i organizuar pasi pritet të hapet aeroporti i ri në këtë qytet që do t’i japë një tjetër hov sektorit të turizmit në bregdetin e Jonit.

Shqipëria ka shumë për të ofruar në të gjithë territorin e saj. Ofron mundësinë për bregdetin, por edhe për natyrën, historinë e trashëgiminë kulturore.

Ata që e zgjedhin vendin tonë nuk mund të largohen nga Shqipëria pa provuar edhe kulinarinë e pasur me gatime të ndryshme tradicionale.

Klan News

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Janar 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In