• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria turisitke sipas një çifti të moshuarish gjerman

by A R
08/08/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranë pistës “Bleart” në zonën e Shkëmbit të Kavajës, mbi 70% e të gjithë pushuesve që qëndrojnë aty janë të huaj. Në masë të madhe janë çekë, polakë, austriakë, ukrainas, por nuk mungojnë gjermanët dhe holandezët. Pjesa tjetër janë kryesisht emigrantë të mbërritur nga Europa, që kalojnë pushimet si dhe kryeqytetasit, të cilët kanë banesat në këtë zonë. Në rreshtin e parë të çadrave gjendet një çift gjermanësh, të cilët me dashamirësi na presin në çadrën e tyre të pushimit. Karin Namen është një turiste 55-vjeçare, e cila për herë të dytë së bashku me bashkëshortin e saj kalojnë pushimet e tyre në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Me origjinë nga Bosnja, lindur në Frankfurt, turistja gjermane ka një sërë përshtypjesh për vendin tonë dhe kryesisht plazhin e Durrësit, për ushqimet, për klimën për atë çfarë ne u ofrojmë të huajve. Në një intervistë për “GSH”, Namen tregon se si e shikon vendin tonë.
Zonja Nemen, pse keni zgjedhur të pushoni në Durrës, tek Shkëmbi i Kavajës?
Ky është një plazh i mrekullueshëm! Qyteti, njerëzit, të gjithë janë të mrekullueshëm, për këtë arsye kam ardhur për herë të dytë në Durrës. Do të qëndrojmë së bashku me bashkëshortin 7 ditë.
Nga jeni, ku banoni?
Ne jetojmë në Frankfurt, me origjinë jemi nga Bosnja. U nisëm nga Gjermania, dolën në Bosnjë, hymë nga kufiri me Malin e Zi në Shkodër. Vizituam Shkodrën, Tiranën, Krujën dhe më pas erdhëm në plazh, ku do të qëndrojmë 7 ditë. Në të gjitha vizitat që kemi bërë në qytetet shqiptare, jemi mrekulluar, sepse njerëzit janë shumë të dashur e mikpritës.
Po çmimet si ju duken? Sa shpenzoni në ditë?
Kjo është e bukura juaj. Këtu gjithçka është shumë lirë. Ne nuk shpenzojmë dot as 100 euro në ditë. Shpenzojmë pak, ndërkohë që shkojmë dhe hamë mish të freskët të pjekur te një lokal në Kodër, ose peshk të freskët në restorant. Gjithçka që do është në plazh, që prej frutave të freskëta, perimeve etj. Këtu nuk të duhen shumë para. Kuptohet që këtu nuk është Bahama as Sent Sheile, është Albania.
Pse e doni këtë plazh?
Këtu ka hotele të mira, me staf që kujdeset për klientët e tyre në maksimum. Ne e shikojmë në sytë e të gjithë njerëzve që na duan. E shikojmë që bëjnë maksimumin për të na kënaqur dhe kjo është shumë e veçantë, është një nga vlerat që keni ju si shqiptarë.
Çfarë ndryshimi ka plazhi tek ne nga vendet ku ju keni qenë më parë?
Kam qenë në Egjipt, Turqi, Tunizi, në Itali e Mal të Zi me pushime si familje. Atje kujdesen njësoj si për plazhin, ashtu edhe për pishinat. Tek ju shikoj që kujdesi për pishinat është i madh, ka roje sigurie, gjë që nuk ndodh në det. Mendoj që me të njëjtin rigorozitet duhet të kujdesen njerëzit edhe për pastërtinë e detit. Duhet të jetë më i pastër deti, ashtu si pishinat.
Zonjë, çfarë do t’u thoshit të gjithë atyre që flasin keq për natyrën dhe plazhin në Durrës?
Kjo është shumë e shëmtuar e patolerueshme. Strukturat e shtetit të qeverisjes lokale dhe operatorët turistikë duhet të reagojnë ndaj fushatave denigruese. Jo në pak raste, të tilla fushata denigruese bëhen nga grupe apo qarqe të caktuara, me interesa klienteliste të ngushta e të drejtpërdrejta, në një zonë tjetër turistike. Të tilla reklama të këqija duhet të ndalohen./BW/a.m.

Next Post

Erdhi koha kur Shqipëria s' mund të quhet më "Toka e harruar e Europës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In