• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria thyen rekordin e infektimeve në 24 orë, 178 raste të reja dhe katër viktima

by A R
24/08/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë tha sot se janë kryer plot 947 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat 178 kanë rezultuar pozitivë.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve të reja në 24 orë, që prej fillimit të pandemisë.

Sa i përket viktimave të shënuara, autoritetet raportojnë se e kanë humbur betejën me koronavirusin katër qytetarë.

Ndërkohë 81 qytetar me Covid-19 janë shëruar, ndërsa në të dy spitalet janë plot 151 pacientë të shtruar.

Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik:

Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, shmangni grumbullimet dhe dezifektoni objeketet që prekni, vetëm në këtë mënyrë mund të frenoni përhapjen e COVID19 dhe të mbroni shëndetin tuaj.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 947 testime. Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP.

81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 178 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)
Testime totale 57004
Raste pozitive 8605
Raste të shëruara 4413
Raste Aktive 3938
Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50

Next Post
Mjeku gjerman hedh poshtë konspiracionet: Vetëm natyra është aq inteligjente sa të krijojë një virus të tillë

Tjetër zbulim nga studiuesit anglezë: Ilaçi që përdoret për presionin e gjakut mund të ulë vdekshmërinë e Covid-19

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Turp te jeni o genjeshtsre me cizme.Gjithe Evropa Ka ulje te shifrave kurse ne be ngjitje.Ju kriminele te politikes mjekesore Boll,Boll abuzuat me detyrencqe Ju kemi dhene.Duam te jetojme te lire dhe Jo nen terrorin Tuaj.Keni 7 muaj qe na cmendet ,o te cnendur,i felliqesira we na e moret jeten per ca aspra amerikane e evropiane.Mallkuar qofshi Ju sharlatane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In