• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shqipëria tërhiqet përkohësisht nga toka për ndërtimin e Ambasadës në Prishtinë

by Java News
01/04/2018 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gati gjysmë shekulli  parcela në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, shfrytëzohet si lulishte nga ndërmarrja Hortikultura.Por në dekadën e fundit, ky vend është bërë temë e nxehtë diskutimi, raporton 038 i KTV-së.

Hera e fundit kur ndodhi diçka e tillë, ishte para gati dy vjetësh, kur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për t’ia ndarë këtë tokë Ambasadës së Shqipërisë. Por, përpjekja kishte dështuar në mungesë të kuorumit, pasi LDK-ja e PDK-ja nuk i ishin përgjigjur thirrjes së kryetarit për mbledhje.

Në seancat e tjera të rregullta një ide e tillë ishte kundërshtuar nga Lidhja Demokratike, e cila në gjatë qeverisjes së saj në kryeqytet, më 2007, ia kishte ndarë këtë parcelë vetes për ndërtimin e selisë. Qeverisja e atëhershme e Vetëvendosjes në kryeqytet, e cila ishte pakicë në kuvend, e kishte përdorur këtë fakt si akuzë ndaj kësaj partie.

Por, me kalimin e kohës kjo temë u harrua. Edhe pse në mandatin e dytë, ekzekutivi ka edhe shumicën në kuvend nuk është bërë ndonjë lëvizje për kërkesën e Ambasadës Shqiptare.

Përderisa kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë përgjigje në pyetjet e televizionit, në Komunën e Prishtinës kanë thënë se shteti shqiptar, përkohësisht, ka tërhequr kërkesën.

Sipas ish-kryesuesi i Kuvendit, tani shef i asamblistëve të Lidhjes Demokratike, Halim Halimi, kërkesa e asokohshme kishte dy probleme. Pa saktësuar qëndrimin rreth lokacionit në fjalë, ai ka shtuar ata nuk janë kundër ndarjes së truallit për përfaqësinë më të lartë diplomatike të Shqipërisë në Prishtinë.

E, Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës, thotë se janë duke pritur kërkesën e re nga Shqipëria, për t’i dhënë fund kësaj çështjeje. Por, para se kjo të ndodhë, Komuna duhet t’i bëjë zgjidhje ndërmarrjes së saj “Hortikultura”, e cila ka në shfrytëzim parcelën prej 33 akra. Vite më parë, Kuvendi i Kryeqytetit, i kishte dhënë Ambasadës Shqiptare në shfrytëzim për 99 vjet një truall prej 2000 metrash katrorë, në lagjen Sofalia.

Por, më 2016, Komuna e Prishtinës me Ambasadën Shqiptare kishin dalë me idenë që ky vend të ndërrohej dhe kësaj të fundit t’i jepej parcela në qendër të qytetit. (KTV)

Next Post
Presidenti Meta uron Pashkët mes personave me aftësi të kufizuara

Presidenti Meta uron Pashkët mes personave me aftësi të kufizuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com