• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

by A R
28/09/2026 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në stallë lopësh e bodrume, të lidhur me zinxhirë, të mbuluar me baltë dhe të rrethuar me jashtëqitje njerëzish e bagëtish, të varur kokëposhtë e të rrahur, me thonj të shkulur e gjymtyrë të thyera…

Qindra persona që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së – mësues shkollash, bujq, pylltarë, punëtorë të thjeshtë dhe, në disa raste, gra dhe fëmijë – u tha të jenë ndaluar në mënyrë arbitrare e keqtrajtuar në këto forma gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999.

Për këto krime lufte u dënuan më 16 shtator katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Aktgjykimi ishte i shkallës së parë dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paralajmëruan se do ta apelojnë atë.

Prej ditës së shpalljes së tij, çdo natë, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë grumbullon mijëra njerëz që brohorasin “Jo në emrin tim” dhe kundërshtojnë dënimin e atyre që i cilësojnë si “heronj” dhe “çlirimtarë”.

Mes fjalimeve e këngëve, gati askush nuk flet për viktimat. Pse?

Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë jorezident në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë, thotë se kjo ndodh për shkak se verdikti ka sulmuar trashëgiminë e luftës çlirimtare dhe historinë e vendit.

Sipas tij, debati duhet të rifokusohet te “përgjegjësia individuale e atyre që i kanë bërë veprat, e jo duke ndërtuar një narracion të motiveve kriminale të lidershipit të UÇK-së”.

“Duhet të pyesim sinqerisht: a janë të dënuarit ata që kanë qenë zbatuesit dhe urdhërdhënësit e veprave dhe se a vendos ky lloj verdikti drejtësi?”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai insiston se vendimi nuk ka sjellë drejtësi as për viktimat, as për të dënuarit, pasi përgjegjësia i është atribuuar nivelit komandues pa u individualizuar për secilin rast. Trupi Gjykues e lidhi përgjegjësinë e katër ish-krerëve të UÇK-së me një plan të përbashkët kriminal për të shënjestruar personat që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së.

Katër të akuzuarit u tha se kontribuuan në krijimin dhe zbatimin e këtij plani dhe se nuk ndërmorën hapa për ta ndalur atë, ndërsa komandantët e zonave ishin “zbatues të zellshëm” të këtij qëllimi kriminal.

“Megjithëse përgjegjësia e të akuzuarve është individuale dhe personale, ajo që ata bënë, nuk do të mund të ishte realizuar nga një person i vetëm. Atë e bënë bashkë, me vendosmëri dhe me ndihmën e të tjerëve”, thuhet në përmbledhjen e aktgjykimit, ku flitet për qëllim të përbashkët kriminal.

Dhe pikërisht përmendja e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” nxiti reagim te qytetarët që ndiejnë se kështu njolloset lufta e bërë nga UÇK-ja. Disa qytetarë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk besojnë se akuzat janë mbështetur në fakte dhe dëshmi të mjaftueshme, duke i cilësuar ato si spekulime dhe të papranueshme për popullin e Kosovës.

“Kush i ka konstatuar? Ku janë faktet? Ku janë dëshmitë? Ato janë veç spekulime”, thotë Milaim Llugaxhiu nga Suhareka.

“Ato akuza janë qesharake, hajgare për popullin tonë”, thotë Liridon Sheholli nga Podujeva.

“Nuk është e vërtetë, të gjithë e dimë”, sipas Qemajl Hasanit nga Vushtrria.

“Nuk ka kurrfarë faktesh dhe si të tilla janë të papranueshme për ne dhe për popullin e Kosovës”, thotë Bajram Beqiri, gjithashtu nga Vushtrria. Aktgjykimi i plotë për këtë rast nuk është publikuar ende.

Por, përtej trashëgimisë së UÇK-së, njohësi i zhvillimeve në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se viktimat nuk kanë marrë shumë vëmendje edhe për shkak të dy faktorëve të tjerë kyç: anonimiteti dhe dyshimet për profilin e tyre.

“Ekzistenca e dyshimeve se një pjesë e mirë e tyre mund të kenë qenë spiunë, apo bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë të përpunuar nga Serbia, e bën shumëkë që të mos i shohë si viktima, por thjesht si kolateral legjitim lufte”, thotë Maliqi.

Në përmbledhjen e aktgjykimit, trupi gjykues konstatoi se të ndalurit akuzoheshin personalisht se ishin spiunë e tradhtarë dhe se bashkëpunonin me regjimin serb.

Por, “me përjashtime të kufizuara”, gjyqtarët thanë se “nuk gjetën prova që viktimat kishin kryer veprimtari kriminale, kishin marrë pjesë aktive në luftime apo përbënin ndonjë shqetësim tjetër legjitim për sigurinë e UÇK-së”. Maliqi thotë se në atë kohë kishte njerëz që bashkëpunonin me autoritetet serbe, duke shtuar se ka një konsensus që “në rrethana lufte, së paku, ndalimi i personave të dyshuar është praktikë legjitime”.

“Gjithsesi, dihet gjerësisht se njerëzit shpesh janë shënjestruar pa bazë dhe arbitrarisht nga fryma e mosbesimit, mospajtimet politike apo inatet personale”, thotë ai.

Por, meqë emrat, fytyrat e historive të tyre – përveç rastit të Behajdin Allaqit – mbeten anonimë, ndaj tyre ka mosbesim. Radio Evropa e Lirë kontaktoi familjen e Allaqit për koment pas aktgjykimit, por nuk mori përgjigje.

Maliqi thotë se është e kuptueshme që viktimat dhe dëshmitarët të kenë kërkuar anonimitet “për t’u mbrojtur nga gjykimi publik”, por se kështu është krijuar perceptimi “që ata kanë faj dhe kanë diçka për të fshehur”.

“Sidomos duke e ditur se përballë këtyre viktimave abstrakte në bankën e të akuzuarve nuk janë vetë kryesit e veprave, por figura me peshë historike, të cilët po gjykohen mbi logjikën e strukturës komanduese – gjë që automatikisht e zhvendos empatinë drejt tyre”, thotë Maliqi.

Në mesin e viktimave u tha të ishin edhe persona që ndaloheshin vetëm se cilësoheshin “ushtarë të [Ibrahim] Rugovës”, meqë mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga LDK-ja për përmendjen e tyre në aktgjykimin dënues për ish-krerët e UÇK-së, por s’mori përgjigje.

Publikisht, kjo parti doli po më 16 shtator me një komunikatë që kundërshtoi verdiktin e Speciales, duke thënë se “UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë” dhe se ajo vetëm “mbrojti pragun e shtëpisë”. Në këtë komunikatë, si në pothuajse të gjitha deklarimet publike të bëra pas këtij verdikti, u theksuan krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Ngjashëm reagoi atë ditë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vendimin e përshkroi si “padrejtësi të papranueshme, ndëshkim të madh e të dëmshëm”.

“Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë”, tha ai, pa përmendur viktimat në atë reagim, por duke i quajtur “konstatime të padrejta” përfundimet se ata kishin targetuar persona të konsideruar bashkëpunëtorë të regjimit serb.

Prej atëherë, ai u zotua se do të ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme, përmes një strategjie shtetërore, për të ndihmuar ekipet mbrojtëse në apelimin e verdiktit. Analisti politik, Ilir Deda, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbështetja e apelimit të verdiktit “nuk duhet të shndërrohet në mohim të vuajtjes së viktimave”.

“Respekti për viktimat nuk e dobëson mbrojtjen; përkundrazi, ia shton kredibilitetin”, thotë ai, duke theksuar se përgjegjësia penale e individëve nuk mund të shndërrohet në faj kolektiv të UÇK-së apo shtetit të Kosovës.

Në Kosovë, shumica e organizatave që merren me drejtësi dhe çështje të të drejtave të njeriut, gjithashtu, e kundërshtuan verdiktin dhe shmangën përmendjen e viktimave.

Më 25 shtator, 11 prej tyre reaguan ndaj Amnesty International, duke kundërshtuar mënyrën se si ajo e lidhi aktgjykimin me “mijëra viktima të luftës në Kosovë”, pa përmendur krimet e kryera nga forcat serbe. Amnesty International, në reagimin e saj, tha se dënimet “u japin shpresë mijëra viktimave të luftës në Kosovë”.

Ata kërkuan që Amnesty të bëjë dallim mes viktimave dhe krimeve të trajtuara në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve dhe viktimave të tjera të luftëss – shumica viktima të forcave serbe. Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në anën tjetër, u fokusua te viktimat e rastit të ish-krerëve të UÇK-së.

“Elitat politike në Kosovë e kanë rrënjosur narrativin për luftën heroike të UÇK-së për liri kundër forcave serbe si pothuajse të vetmin interpretim të lejueshëm të luftës. Ky narrativ nuk mund t’i ndryshojë faktet e vërtetuara me aktgjykim”, thuhet në reagim.

Megjithatë, Fondi pranoi se pakënaqësia në Kosovë vjen për shkak të “mungesës pothuajse të plotë” të ndjekjes penale të zyrtarëve serbë të asaj kohe në gjykatat në Serbi. Ai insistoi se faktet e vërtetuara në aktgjykim nuk mund të relativizohen përmes etiketimit të viktimave si “bashkëpunëtorë”.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi këtë organizatë për të diskutuar pozitën e viktimave në debatin e krijuar pas aktgjykimit, por nuk mori përgjigje. Sipas aktgjykimit, të paktën 385 persona ishin ndaluar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare, 303 ishin torturuar, 49 ishin trajtuar në mënyrë mizore dhe 96 ishin vrarë./REL

Next Post
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In