• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria sërish kundër Serbisë, çfarë ndodhi më 14 tetor 2014 në Beograd?

by A R
13/12/2024 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të luajë kundër Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në shortin e hedhur këtë të premte në Zyrih, kombëtarja kuqezi u vendos në grupin K, bashkë me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.

Shorti rikthen në vëmendje ngjarjet e shëmtuara të ndodhura dhjetë vite më parë, ku ndeshja mes dy kombëtareve u ndërpre në fund të pjesës së parë, për shkak të futjes së tifozëve serbë në fushë dhe përleshjes me lojtarët shqiptarë.

Çfarë ndodhi?

Më 14 tetor 2014, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, pjesë e kualifikueseve të Euro 2016, u ndërpre në orën 21:27, pas futjes në fushë të tifozëve serbë, të cilët u përleshën me lojtarët e kombëtares sonë.

Një turp i paralajmëruar për Serbinë ky, pasi UEFA nuk kishte lejuar pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në ndeshje për arsye sigurie. Pasi vërshëllyen himnin tonë kombëtar dhe bërtitën thuajse gjatë gjithë kohës “Vritini shqiptarët”, tifozët serbë bënë që takimi të ndërpritej në mes.

Në minutën e 42-të, një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit u shfaq mbi stadium. Pasi një lojtar serb e mori flamurin, lojtarët e Shqipërisë iu afruan për t’ia marrë nga dora. Tensioni mes futbollistëve në fushë degjeneroi në një sherr masiv, pasi – pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të sigurisë – tifozë serbë u futën në fushë duke goditur lojtarët tanë.

Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të dilnin më në fushë dhe u kthyen në Tiranë rreth orës 3 të mëngjesit, duke u pritur si heronj në Aeroportin e Rinasit.

Beteja kaloi nga fusha e lojës në burokracitë e UEFA-s. Kjo e fundit vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshja të fitohej 3-0 në tavolinë nga Serbia, meqë shqiptarët nuk pranuan të luanin. Por një vit më vonë, tri pikët iu akorduan Shqipërisë, pas vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Edhe përmes këtij rezultati në tavolinë, Shqipëria arriti të sigurojë kualifikimin historik për në Kampionatin Europian të vitit 2016, që zhvillohej në Francë.

Autorësinë e fluturimit të dronit mbi stadiumin e Beogradit e mori Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

Sot, një dekadë më pas, pavarësisht tensioneve politike që lidhen kryesisht me Kosovën, Shqipëria dhe Serbia kanë aplikuar për të organizuar bashkë Europianin U-21, që do të zhvillohet në vitin 2027. UEFA nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare edhe pse kjo është kandidatura e vetme.

Vendimi ka ngjallur shumë reagime në Shqipëri dhe Kosovë, ku i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit të tërhiqet nga kjo nismë.

Next Post
“Më dhunuan, ndaj pranova krimin”, mendohet se hodhi shokun nga ura, Majlind Habibi ndryshon dëshmi

“Më dhunuan, ndaj pranova krimin”, mendohet se hodhi shokun nga ura, Majlind Habibi ndryshon dëshmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In