• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria qëndron te dy gjinitë, miratohen në komision ndryshimet e Projektligjit për Barazi Gjinore

by Os De
21/10/2025 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është miratuar sot, 21 tetor, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me disa ndryshime, Projektligji për “Barazinë Gjinore”. 

Kështu, kanë marrë fund debatet e forta lidhur me frazën “gjinia gjithpërfshirëse”, që ishte në projektligjin e hedhur për konsultim publik në mars të këtij viti. 

Me 22 amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, janë rregulluar disa nene në draftin e qeverisë në Kuvend, ku tanimë specifikohen vetëm dy gjini, “burrë dhe grua”…Lexo më shumë 

Grupi parlamentar ka hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore” duke u zëvendësuar me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. 

Po ashtu, thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësi e shumëfishtë” nuk harmonizohen me legjislacionin në fuqi që njeh vetëm burrin dhe gruan si gjini. Termi “përkatësi e shumëfishtë” përdorej në plot 15 raste në draftin e qeverisë. 

Pavarësisht ndryshimeve si më sipër të paraqitura nga ana e socialistëve, opozita e ka konsideruar një reagim të vonuar. Në mbledhjen e komisionit, deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka deklaruar se termat fillestarë në draftin e projektligjit, rrezikonin të cenonin vetë konceptin biologjik të gjinive. 

“Me termin ‘përkatësi e shumëfishtë’, ju godisni konceptin jetik të shoqërisë njerëzore të dy gjinive, mashkull dhe femër. Krijohet konfuzion dhe ngatërrohet qëllimisht gjinia me orientimin seksual”, mësohet të ketë thënë Leskaj. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputeti Eno Bozdo. 

Ndërkohë, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, ka sqaruar se ligji nuk kishte për qëllim riformulimin e nocioneve gjinore, por përmirësimin e kuadrit të politikave për barazinë e grave dhe burrave në fusha të ndryshme të jetës. 

“Ky ligj nuk përcakton gjini. ‘Përkatësia e shumëfishtë’ nënkupton raste ku një grua, për shembull, është rome, jeton në zonë rurale dhe ka aftësi të kufizuara. Pra, ka disa shtresa diskriminimi të mbivendosura”, shpjegoi Seferi. 

Tashmë, pritet që projektligji mjaft i diskutuar të miratohet në seancë plenare. 

Next Post
Champions League/ Real-Juventus si finale, raundi i tretë mbyllet me duele interesante

Champions League/ Real-Juventus si finale, raundi i tretë mbyllet me duele interesante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In