• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Shqipëria, që nuk e njohim dhe nuk duam ta shohim

by Ben Andoni
06/01/2021 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vrasja e fundit e dy motrave dhe lajmet që po dalin nga hetimet dhe prononcimet e të afërmve kanë nxjerrë nivelin e frikshëm të problemeve sociale në vend. Një vrasës me punë të zakonshme zanati por me pasuri dhe me dukje jo të zakonshme, sipas dëshmitarëve, trafikon para syve indiferentë së të gjithëve, shkatërron familje…dhe në fund e të vret. Ky sulltan lokal i jep të drejtën vetes edhe të deklamojë natyrshëm historinë, që do t’ia kishte zili çdo studio filmike. Muaj më parë, një familje besimtare pothuaj u shua pas ritualeve, që i kishte përcjellë deri në ekstrem, sërish para syve të të gjithëve. Mu para njerëzve të afërm që i kishte abandonuar dhe të tjerëve që i mënjanonte. Do të mjaftonte vdekja sërish e dy pjesëtarëve, njëra prej ditësh si kufomë e lënë në shtëpi, që publiku të kishte përballë një histori të frikshme horrori. Të vjen të habitesh, që ndërkohë tashmë ka një armatë të tërë punonjësish e specialistësh socialë, që flasin me kopetencë për çdo gjë por pa na lajmëruar dot. Jo shumë larg në kohë, një djalë i ri do të vritej thjesht për shkëmbimin e dritave. Për të mos thënë zëniet e përditshme, një pjesë me motivin “klasik” shqiptar: Me kë parë me inat! A e njohim vallë këtë Shqipërinë tjetër?!

Lamë dekadën e dytë të shekullit XXI me aspiratat e pamundura për t’ia bashkëngjitur Bashkimit Evropian, prioritet e të cilës shkojnë që nga ruajtja e statuskuosë me Rusinë, problemin e emigrantëve, plakjen e popullsisë, zbrazjen që po i bën vendeve të varfra si Shqipëria dhe Ballkani dhe po i afrohemi pak e nga pak periudhës si kohë, që po e barazon kohën e kaluar në Socializëm. Ende e kemi si pikë reference për të gjitha dështimet tona, ashtu si e anatemojmë me të gjitha fuqitë, një epokë të harruar. Ndërkohë tranzicioni ynë ka mbaruar, që me kushtetutën e re, tashmë jemi një shtet me tagrin e madh të fjalës së lirë dhe sipërmarrjes, e lëvizjes ngado. Veçse me një handikap të frikshëm, që pak a shumë përbën produktin që i bëjnë Rrezet X gjendjes sonë:  Korrupsionit, zvetënimit moral të frikshëm, paqartësisë për sistemin që na duhet dhe manipulimin e çdo gjëje të drejtë, në favor të forcës dhe mbijetesës së padrejtësisë. Ja pse në Shqipëri trafiku i fëmijëve dhe femrave, droga që është përhapur aq frikshëm si prodhim dhe shitje (pa harruar eksportin), manipulimi quhen normal. Pasi duhet të jetojë llumi para asaj shtrese që mban në kurriz të gjithë hallet e vendit tonë dhe që politikanët prej Ramës, Bashës, Metës e me radhë ia thyejnë kurrizin me fjalët dhe masat për taksat e lodhshme, me monopolet që kanë hequr çdo barazi dhe mbi të gjitha shthurjen e familjes. Kjo është Shqipëria e vërtetë, që nuk e njohim dhe nuk duam ta shohim dhe që na e vënë në dukje vazhdimisht të huajt me stigmën nëpër filma dhe art por edhe me përgjigjet kinse demokratike…që duhet ende të përmbushni kushtet për në BE. (Javanews)

Next Post
Dashamir Shehi: LSI del më vete, kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD

Dashamir Shehi: LSI del më vete, kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

October 6, 2026
Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

October 6, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

October 6, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

October 6, 2026
“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com