• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria, pranë integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

by E B
28/06/2026 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmons Spaho, thotë se pavarësisht thirrjes që i bën kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë dorëheqjen nga presioni i protestave që po zhvillohen prej 28 ditësh në Tiranë, pasi kjo të dëmtonte rëndë Shqipërinë në një kohë që vendi është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ai mbetet sërish kritik dhe antagonist i thekur i shefit të qeverisë.

I kritikuar nga ish-zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj, për mesazhin “dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE” që përmes rrjeteve sociale i dërgoi Ramës, Spaho i përgjigjet ish-zyrtares së kryeministrit se “do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos”.

“I njëjti Edmond Spaho është?

Pra Edmond Spaho, po i kërkon Edi Ramës që sipas tij ishte “Gjeli i rrjepur nga krimi i organizuar ” ” të mos trëhiqet se i bën vendit një dëm të madh “!

Nuk qenkërkan gjë as titujt as karriera !

Fishta në fakt na paralajmëroi ” ka me ardh koha që shqiptarët kanë me nejt në rradhë për me u korit !!!

Turpërohen burrat edhe në pleqëri !

Gjynah”,- shkruan Beqiraj.

Përgjigjia e plotë e Edmond Spahos:

Rene, me kë sy e ke lexuar postimin tim, me atë me xham apo me atë pa xham?

Më fal, po ke ngatërruar qepët me patatet.

Asgjë nga ato që kam thënë për Ramën në të shkuarën nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Në postimin tim shkruaj që Rama duhet të kishte ikur me kohë për dëmet që i ka bërë vendit. Por ti këtë nuk e lexon, sepse të është thyer xhami.

Unë Ramës i them të mos ikë nga presioni i neomarksistëve, fondamentalistëve islamikë, sillogjeve të Epirit, xhamillarëve të Tetovës e Prishtinës, proletarëve të gjithë botës që nuk kanë prapanicë në vendin e tyre e duan ta rrëzojnë Trumpin në Tiranë, ambientalistëve fondamentalistë që, për fondet që marrin, duan që në Shqipëri të ketë vetëm zogj dhe kafshë të egra, të atyre që duan të fusin përçarje midis shqiptarëve në rajon dhe atyre që nuk duan integrimin europian të vendit.

Do apo nuk do ti dhe unë, Shqipëria është shumë afër integrimit europian, me meritë apo për arsye gjeopolitike. Të gjithë do të mbajmë përgjegjësi para historisë nëse e djegim këtë mundësi për mustaqet e Çelos.

Ti mund të jesh pjesë e listës së 500 asambleistëve që pretendojnë ta qeverisin Shqipërinë post-protestë. Unë nuk i besoj këto marrëzi që ti i beson.

Unë nuk jam pjesë e asnjë liste, as te lista e Asamblesë, por as te listat e Saliut apo Edit. Jam i lirë dhe flas sipas bindjes sime, pa kërkuar ndonjë shpërblim.

Irene, po unë cilën të besoj, Irenën zëvendësministre dhe drejtoreshë dogane, që kur vinte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave bënte be për kokën e Edi Ramës, apo Irenën e 500 asambleistëve, shakaxhie e përparimit, që kërkon shkatërrimin e gjithë institucioneve dhe drejtimin e Shqipërisë me qeveri të përkohshme që do të zgjidhet me short?

Sa për turpërimin, kur nuk ke ti që hidhesh nga një karrige në tjetrën, përse të turpërohem unë që kam ndenjur vetëm në një karrige, atë të së vërtetës?

Një këshillë: në protestë pi sa më shumë ujë. Mendja kokërr gruri është dhe nga vapa fillon e të lë.

Suksese në marrëzinë ku ke hyrë!

Next Post
Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Comments 1

  1. Lefteri says:
    2 months ago

    Po kjo Irena është me kartelë çmëndurie, më keq se Brisi i tatimeve.
    Kaq ordinere është, sa ndau burrin me dy djem nga nëna e tyre, dhe prishi një familie.
    I shoqi, Teodor Çuçi, pronar i “Colombo 2”, një koqe kandari, që udhehiqet nga çmënduria e kësajë piçke, duke bërë që djemtë e tijë, të marrin rrugët, njëri më keq se tjetri.
    Kjo është Irena, që të shan me motër e me nënë, njesoj si gabelët në bregun e lumit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com