Shqiperia post-otomane e viteve 1920/30, ishte krejtësisht e varfër; me analfabetizëm, fanatizem fetar dhe sistem shoqeror mesjetar të bazuar në feudalizëm, transmeton Zeri.info.
Ja se çfarë thoshte, Mit’hat Frashëri për Shqipërinë post-otomane; “Pesë shekuj shkuan mbi ne si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tonë… dhe kështu, shekulli i nëntëmbëdhjetë, kjo kohë e dritës, e qytetërimit dhe e zgjimit të ndjenjave kombëtare, na gjen, neve shqiptarët, krejt në gjumë, pa njësi, pa bashkim, pa literaturë, sa dhe pa alfabet”.
Shqipëria e viteve 1920/30, për italianët që e vizituan atë, për motive politike apo ekonomike, dukej vend shumë i prapambetur, thuhet nga një italian, në videon që mund ta shihni më poshtë.
Madje diplomati Pietro Quaroni thoshte; ‘Duket si një vend i vitit 1000.’









