• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

by B K
08/01/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton se më 23 dhjetor 2024, Akti i Reformës së Vendeve Kandidate të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit u kthye në ligj, duke fuqizuar Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për të sjellë mjetet e saj të zhvillimore në një grup vendesh gjithnjë e më të larmishëm.

“Bordi Drejtues i MCC-së përdori këtë autoritet të ri për të përzgjedhur Shqipërinë si të pranueshme për të zhvilluar një marrëveshje kompakte të krijuar për të ndihmuar vendin të ulë nivelin e varfërisë përmes rritjes ekonomike”, theksohet në deklaratën e shpërndarë sot (8 janar).

Më tej shpjegohet se Shqipëria u zgjodh në vlerësim të historisë demokratike të vendit, përpjekjeve të institucioneve të saj për të luftuar korrupsionin dhe për të mbështetur sundimin e ligjit, si dhe sfidat e vazhdueshme zhvillimore me të cilat Shqipëria vazhdon të përballet.

“MCC dhe qeveria shqiptare do të punojnë në bashkëpunim me organizatat dhe komunitetet lokale për të identifikuar kufizime të qenësishme që pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri. Kjo analizë bashkëpunuese, e drejtuar nga të dhëna, do të ofrojë informacion për hartimin e një programi. Madhësia dhe përmbajtja e programit përfundimtar varet nga puna analitike e bërë në partneritet mes MCC dhe qeverisë shqiptare, disponueshmëria e fondeve dhe miratimi i programit të propozuar nga Bordi Drejtues i MCC. MCC dhe ambasada presin me kënaqësi të punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për të nisur procesin për marrëveshjen e zhvillimit. Përzgjedhja nuk garanton që Shqipëria do të përfitojë një program kompakt. Bordi i MCC-së do të vazhdojë të kërkojë prova të zhvillimit të suksesshëm të programit kompakt dhe angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj kritereve të kualifikueshmërisë të MCC-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Legjislacioni, i cili rezultoi nga një përpjekje ndërpartiake, zgjeron grupin e vendeve kandidate të MCC me 33 vende dhe e pozicionon agjencinë për t’u angazhuar më thellë në rajone të ndryshme anembanë botës. Kjo reformë përfaqëson një ndryshim historik që rrit misionin dhe ndikimin e agjencisë. Dje, MCC publikoi edhe skedat e rezultateve për këtë grup të ri vendesh.

“Kriteret rigoroze të kualifikueshmërisë së MCC-së dhe procesi i përzgjedhjes konkurruese krijojnë një nxitje të fortë për vendet që të reformojnë politikat e tyre edhe përpara se të shpenzohet një dollar i vetëm nga programi – i referuar si “Efekti MCC”. Vendet në mbarë botën po përdorin skedën e rezultateve të MCC-së si një udhërrëfyes për politikat dhe reformat institucionale për t’u kualifikuar për financim nga MCC dhe për të identifikuar se ku nevojiten përmirësime për të nxitur rritjen ekonomike”, sqarohet po aty për procedurat.

“MCC ka një model të provuar për zbutjen e varfërisë duke nxitur rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë, dhe duke krijuar mjedise të favorshme për investimet e sektorit privat,” tha CEO e MCC, Alice Albright. “Akti i Reformës së Vendit Kandidat të MCC-së do të sjellë diversitet gjeografik, do të shtojë “Efektin MCC” dhe do të na lejojë të trajtojmë shkallët në rritje të varfërisë aty ku janë. Ne parashikojmë ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme në çdo cep të botës, teksa shikojmë drejt njëzet viteve të ardhshme të MCC-së.”

Dhe në fund shpjegohet qëllimi i modelit dhe zbatimi i tij në rang botëror:

“Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit është një agjenci zhvillimi e pavarur e qeverisë amerikane që punon për të ulur varfërinë globale përmes rritjes ekonomike. Krijuar në vitin 2004, MCC ofron grante të kufizuara në kohë që bashkojnë investimet në infrastrukturë me reformat e politikave dhe ato institucionale për vendet që përmbushin standardet rigoroze për mirëqeverisje, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave demokratike”.

Next Post
Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të jetë festë kombëtare e Shqipërisë

A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Comments 1

  1. Opionisti says:
    1 year ago

    Do reforma dhe ligje kushte tradita ,zakone prodhimi vendas ndertimi ndermarje shteterore ushqime kontrolli plehu pesrticite

    Reply

Leave a Reply to Opionisti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In