• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria nuk është vend për mua”, Armina Mevlani rrëfen bashkëjetesën me Zenin: Nuk e dija se ishte djali i Berishës

by Java News
05/02/2019 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armina ka dhënë një intervistë ku ka treguar dëshirën e saj për të jetuar jashtë vendit, pasi thotë se Shqipëria nuk është vendi i duhur për të dhe s’ka asnjë të ardhme.

E fejuara e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, thotë se për të realizuar ëndrrat e saj dhe për të hapur dyqanin e të brëndshmeve në Tiranë, është munduar dhe lodhur shumë.

Gjithashtu, ajo rrëfen njohjen me Zenin dhe siguron se kur filloi ta simpatizonte, nuk e dinte që ishte djali i ish-kryeministrit.

“Për çfarë  kam arritur deri tani jam e kënaqur për dy arsye, e para për faktin që unë nuk kam lindur në një qytet mode si Londra, Milano apo Parisi dhe për mua ka qenë e vështirë, dyfish të futem në një treg që vajza të cilat jetojnë në këto qytete ende mundohen të jenë pjesë, madje kam shumë mikesha që më thonë “Si ia ke dalë?”, në sensin duke mos jetuar aty dhe duke pasur këto njohje apo bashkëpunime.

Edhe pse duket e thjeshtë nga jashtë, për mua nuk ka qënë aspak e thjeshtë, jam lodhur dhe munduar të jem këtu ku jam sot. 

Arsyeja e dytë është mosha, ndihem e plotësuar që për moshën time ende në të njëzetat, kam një biznes timin dhe arrij të nxjerr përfitime nga rrjetet sociale.

Nëse do pyesja veten a do të doja të arrija më shumë, sigurisht që ka ende punë, por falenderoj zotin edhe për kaq sa kam arritur.

Në fakt është e vërtetë, Shqipëria nuk është vendi i duhur përsa i përket fushës ku unë punoj, modës. Vendi ynë ka të ardhme, por ende nuk është aty ku duhet.

E kam menduar më parë që të shkollohesha në Londër për “Fashion Consulting”, por ky plan u anullua për shkak të punës që mu ofrua në një reviste mode në të cilën punova tre vite dhe më pas erdhi njohja më Shkëlzenin.

Por ende nuk është vonë për një master, pse jo”, thotë Armina, e cila më pas rrëfen njohjen me Zenin.

“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. 

Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. 

Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg.  

Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…

Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, shprehet ajo.

Next Post
Marrëveshja e Brexit “mollë sherri” për liderët europian, May shkon në Bruksel për takime me Juncker, Barnier dhe Tusk

Marrëveshja e Brexit "mollë sherri" për liderët europian, May shkon në Bruksel për takime me Juncker, Barnier dhe Tusk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

April 25, 2026
Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit

Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit

April 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 26 prill 2026

April 25, 2026
Trafikonte kokainë të fshehur në vazo lulesh e pako çamçakëzi, arrestohet adoleshenti shqiptar në Itali

Trafikonte kokainë të fshehur në vazo lulesh e pako çamçakëzi, arrestohet adoleshenti shqiptar në Itali

April 25, 2026
Loja e “tre emrave” nga LVV-ja, konsensus për publikun apo kontroll mbi pushtetin?

Loja e “tre emrave” nga LVV-ja, konsensus për publikun apo kontroll mbi pushtetin?

April 25, 2026
Fituesit e mëdhenj të luftës në Iran/ Nga bankat e Wall Street-it deri te kompanitë e energjisë së rinovueshme

Fituesit e mëdhenj të luftës në Iran/ Nga bankat e Wall Street-it deri te kompanitë e energjisë së rinovueshme

April 25, 2026
Sendet e Michael Jackson dalin në ankand, doreza ikonike e turneut “Bad” arrin vlera marramendëse (FOTO)

Sendet e Michael Jackson dalin në ankand, doreza ikonike e turneut “Bad” arrin vlera marramendëse (FOTO)

April 25, 2026
Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

April 25, 2026
“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

April 25, 2026
Vrasja në Memaliaj që përfshiu 7 persona, ende në arrati dy vëllezërit/ Çfarë zbuluan hetimet

Vrasja në Memaliaj që përfshiu 7 persona, ende në arrati dy vëllezërit/ Çfarë zbuluan hetimet

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In