• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla!

by Edison Ypi
16/05/2026 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Shqipëria është e imja, që jam fisnik, aristokrat, rilindas debabaden.

Ky dallim kolosal është arësyeja që heraherë nisem diku ku të humb.

Këtë herë, si vend të sigurtë për humbje dhe harrim, zgjodha malet mes dy grave të mia nga më të dashura, luginës së Drinit të Zi dhe Luginës së Matit.

Mjerë kush nuk ka kaluar përmes Luginës së Drinit të Zi, nëpër peisazhe ëndërrash mes aromave dehëse që janë farmacia falas më e madhe e planetit.

Lura me restoranta dhe hotele është vend i mirë për të ngrënë e për të fjetur, por jo për humbje dhe dehje.

Drejt Mirditës rruga është e paasfaltuar, por e mirë.

Pyjet, luginat, përrenjtë, shkëmbinjtë, flladi që gjithmonë e gjen rrugën për me tu fut në mish, t’i lun ment e kres.

Ik e ik, befas në mes të luginës së përroit pa emër çfaqen ca ngrehina fantazmagorike, misterioze, të pa deshifrueshme. Jo tamam fshat, as qëndër e banuar. Një si arkivol i madh, më saktë një multiarkivol me shumë vdekje brenda rras e plas mbi njëratjetrën.

I vetmi send i gjallë rretheqark është një human që po ecën me hapa të shpejtuar drejt një diçkaje gjithaq të paqartë që nuk kuptohet nëse është kolibe qeni, kotec pulash, kabinë roje, apo kioskë cigaresh. Nxitimi karakteristik i lirimit tëi rripit të mesit dhe zbërthimi i shpejtë i kopsave në pjesën e përparme të panatollonave, heqin çdo dyshim, zbërthejnë plotësisht tablonë: humani po nxiton drejt një haleje buzë përroit ku pastëria alpine dhe pisllëku njerëzor mpleksen si mos o Zot.

Aty u zura pisk. I vetmi frymor prej nga mund të pyes për atë vend sa të bukur dhe të shkretë, duke nxituar drejt hales, më zuri ngushtë.

E pamundur me e prit sa të dali nga haleja mirditorin që ha si lopë, dhe nuk ngrihet nga halja po s’lexoi edhe gërmën e fundit të copës së gazetës me të cilën pas pak do fshijë bythën.

E pamundur edhe mos me e prit me marr vesh prej mirditorit, ku, në cilin vend kam ardh me humb.

Për fat, mirditori nevojtar e ndjen që po vuaj, dhe ma zgjidh dilemën: Pasi hap derën e hales, nis e pshurr më këmbë.

Pasi marr frymë i lehtësuar, i thërras,

-Si quhet kjo shkretinë, kjo vorrezë, ky arkivol, ky arkëmort ?

Mirditori ndal shurrën. Kthehet. Afrohet. Dhe q’ashtu si i ka hije malësorit, me raK në dorë, nis e mban një fjalim:

-Ky vend ësht ë mesi i kurrkundit, thotë mirditori me raK në dorë. Ky arkivol quhet Kurbnesh. Roja i këtij arkivoli që ndodhet këtu në mesin e kurrkundit, thotë, dhe i kësaj vorreze bosh, jam unë me raK në dorë që s’e kam idenë çfarë ruaj dhe prej kujt e ruaj. Këto pallatet e zbrazura me nga 2 e 3 e 4 kate që sheh, dikur ishin plot me jetë. Kishte minierë bakri dhe floriri. Kishte ofiçinë, punishte, kovaç, marangoz, administratë, kafene plot me spiuna, mencë ku hanim dhe villnim lloj-lloj lëtyrash. Organizatë partie, rinie, pionieri, veterani. Zyrë të Rendit që të rrihte po të mos zbatoje urdhërat. Biruca të Sigurimit që të burgoste po të dëgjoje radio të huaja. Shkollë të mesme, minatorë, banorë lokalë, të internuar ose të burgosur që vrisnin veten dhe kufomat ua hidhnin në përrua ku sot e kësaj nate dëgjohen rënkimet. Siç e sheh zotrote, kjo vorrezë rrënqethëse ku jeta duket si e thithur me shiringë nga çdo zgëq, është vendi më bosh i planetit. Këtu s’gjen, jo frymë njeriu, por as mace, as qen, as breshka, as gjarpërinj as zhapikë. Këtu, mor zotni, ka bakër dhe flori, por nuk ka kush ta nxjerri nga nëntoka. Kanë ikur të gjithë me kuç me maç. Fajin për këtë ikje kriminale nuk e ka kurrkush tjetër përpos edepsizit dhe hajnit më të llaftarshëm të këtij vendi që nga koha e shpellave.

Ai që në vitet ’90 e la Kurbneshin të binte si kovë pusi që i këputet litari: Sali Sërbi. A ma plotëson një kërkesë ?

-Veç fol…

Mirditori, gjithmonë me raK në duar, lëshoi te këmbët e veta një pellg të madh me shurrë, dhe vazhdoi,

-Shko thuji Sali Zullumqarit se po pres veç rastin kët shurrë me ja derdh te këmbët për me i kallxu si e bëri Shqipërinë.

Ika.

Humbje dhe harrim kaq spektakolar sa ky i fjalimit të një mirditori me raK në dorë dhe pellg me shurrë s’kisha provuar kurrë.

Next Post
Pak ditë pas vizitës së Trump, Putin drejt Kinës me ftesë të Xi Jinping

Pak ditë pas vizitës së Trump, Putin drejt Kinës me ftesë të Xi Jinping

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In