• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nis procesin e legalizimit të xhamive

by Java News
02/09/2016 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar e përshëndesin nisjen e legalizimit të xhamive jo-zyrtare, që shihet si çelësi i procesit të vënies së tyre nën kontroll.

Pas 25 vitesh inerci me objektet jozyrtare të kultit, Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, ALUIZN ka filluar të shpërndajë çertifikatat e para të pronësisë për xhamitë që nuk ishin ligjërisht të regjistruara në Shqipëri.

Sipas drejtorit të ALUIZN, Artan Lame, prej marsit të këtij viti rreth 957 ndërtime në vend, pjesa më e madhe e të cilave xhami janë në pritje të legalizimit. Procesi filloi gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti, kur tre xhamitë e para në Tiranë morën certifikatat që tregonin se ato ishin pronë e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Xhamitë qenë ndërtuar pa leje në tokë shtetërore në vitet 1990 dhe formalisht nuk i përkisnin askujt. Gjithsesi, ligji përcakton që KMSH duhet të jetë pronari i të gjitha xhamive.

Kreu i komunitetit mysliman të Tiranës, Ylli Gurra i tha BIRN të enjten se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ishte entuziast për procesin dhe shprehu vullnetin për të paguar kostot e tokës për procesin e legalizimit.

“Dy prej xhamive që u legalizuan së fundi ndodhen në pjesën rurale të Tiranës [Farkë] ndërkohë që njëra është në pjesën qendrore të qytetit [Don Bosko], të gjitha shumë të rëndësishme për besimtarët muslimanë në kryeqytet. Ne e mbështesim këtë proces dhe vetëm në Tiranë kemi 30 xhami të tjera që kërkojnë legalizim të menjëhershëm,” tha ai.

Gurra theksoi se ndërsa ata janë të kënaqur me faktin që agjencia e qeverisë do të legalizojë xhamitë, duan që procesi të ecë me shpejtësi në mënyrë që të trajtojnë problemet që sjellin çështjet e pazgjidhura të pronësisë.

“Nuk duhet ta lëmë inercinë të zgjasë më tej. Nëse të gjitha xhamitë do të jenë pronë e Komunitetit Mysliman, ai do të ketë përgjegjësinë e plotë për çfarë ndodh në ato ndërtime,” tha Gurra.

“E dimë që në të shkuarën, disa xhami pak kilometra nga qendra e Tiranës patën probleme me radikalizimin-edhe për shkak të çështjeve të pronësisë së atyre që i kontrollojnë ato,” shtoi ai.

Në mars 2014, shtatë njerëz, mes të cilëve edhe dy imamët e xhamive në periferi të Tiranës u arrestuan dhe u dënuan se kishin rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik. Deri tani, këto dy xhami nuk janë regjistruar ende si pronë e KMSH.

“Zgjidhja e çështjes së pronësisë për komunitetin e myslimanëve të Shqipërisë duhet të jetë një prioritet absolut për agjencitë e shtetit,” këshilloi Gurra./ BIRN./ak

Next Post
Në këtë ditë më 2 Shtator vdiq Toelkin dhe Henri Ruso

Në këtë ditë më 2 Shtator vdiq Toelkin dhe Henri Ruso

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In