• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

by E B
28/07/2026 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka shënuar një nga përmirësimet më të mëdha në rajon në Indeksin Evropian të Gatishmërisë 2025, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me Malin e Zi, vendin që kryeson procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në vetëm katër vjet, Shqipëria është ngjitur nga 5.1 pikë në vitin 2021 në 6.7 pikë në vitin 2025, ndërsa tashmë renditet vetëm 0.1 pikë pas Malit të Zi, i cili vlerësohet me 6.8 pikë.

Krahasimi i dy vendeve tregon se Shqipëria ka epërsi në treguesit me ndikimin më të madh ekonomik. Në Indeksin e Besimit dhe Stabilitetit, vendi ynë vlerësohet me 8.5 pikë, kundrejt 6.1 pikëve të Malit të Zi. Ky rezultat tregon një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për investitorët, duke forcuar potencialin për tërheqjen e kapitalit dhe zhvillimin ekonomik.

Shqipëria kryeson gjithashtu në treguesin e Atraktivitetit dhe Integrimit në Treg, me 9 pikë, një pikë më shumë se Mali i Zi. Indeksi vlerëson potencialin e ekonomisë për t’u integruar në tregun e përbashkët evropian dhe për të tërhequr investime.

Edhe në treguesin që mat zhvillimet më të fundit, Shqipëria renditet përpara me 6.4 pikë, kundrejt 6 pikëve të Malit të Zi.

Megjithëse Mali i Zi vijon të ketë një avantazh të lehtë në përgatitjen institucionale dhe progresin e përgjithshëm të negociatave, rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria po afrohet me ritme të shpejta, e mbështetur nga një klimë më e favorshme ekonomike, stabilitet më i lartë dhe një atraktivitet më i madh për investimet.

Next Post
Momenti mahnitës në Groenlandë, ajsbergu masiv rrokulliset dhe gjeneron dallgë goditëse

Momenti mahnitës në Groenlandë, ajsbergu masiv rrokulliset dhe gjeneron dallgë goditëse

Comments 2

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Ju idiot te rreziukeshem,qe shkruani prralla te dalura bojet,a i kuptoni sandartet e BE,difernca eshte jashtezakoneshme.Vendet e BE si ditet me dielle e ngrohtesi,a sndartet rreale te vendit tone te krahasuara me BE jane shume large.Vetem nji nga ato uji i peshem me kazana,spitalet pastertia,cmimet pensionet e sa e sa probleme tjera,te pa fundeme.

    Reply
  2. Lui says:
    3 months ago

    O Bruno, nuk po e krahason askush Shqipërinë me standartet e BE. Por po e krahasojnë me Malin e Zi. Por kush shikon vetëm zi, e zeza i rëntë. Nëse dhe ti bën pjesë te ky grup, më vjen keq për ty. Suksese në jetë i dashur!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In