Shqipëria nën pushtetin e të ftohtit: Ja si paraqitet situata në vend gjatë 24 orëve të fundit!

Moti i ftohtë ka përfshirë të gjithë vendin tone, ndërsa nga e diela temperaturat do të ulen deri me -5 gradë C në kryeqytet ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë. Situata në 24 orët e fundit në Kukës është paraqitur pa reshje dëbore. Rrugët nacionale dhe akset në njësitë administrative gjatë 24 orëve të fundit janë hapur disa rrugë në disa fshatra si Topojan, Orgjosë apo Zapot. Shkollat në Kukës ngrohen me lëndë drusore, por është e pamundur që më temperatura minus klasat të ngrohen. Nuk ka pasur mungesë të energjisë në qytetin e Kukësit, përveç njësive administrative Shishtavec, Topojan dhe Bytyq.

Korça ka qenë e mbuluar me ngrica këtë të shtunë, ndërsa në mbrëmje janë ulur edhe më tepër temperaturat. Nuk ka një zgjidhje për problemet që mbeten më shqetësuese për qytetarët e Korçës. Është e vështirë që të lëvizet në rrugë dhe trotuare, ndërsa autoritetet ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për pastrimin e rrugëve. Në zonat e thella të Elbasanit temperaturat kanë prekur shifrat -13 gradë C. Aksi Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Ndërsa aksi Elbasan-Korçë, Qafë Thanë është pa problematika, është bërë kriposja e rrugës, por këshillohet që shoferët të kenë kujdes. Në fshatra ngrohja bëhet me lëndë drusore dhe më tepër problematikë haset në qytete.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.