• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

by A R
15/05/2026 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të 15-in vit radhazi, Policia e Shtetit dhe Guardia di Financa kanë çelur fushatën e përbashkët për monitorimin ajror të territorit, me fokus parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Delegacioni italian, i mirëpritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita, kryesohej nga Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, Drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Drejtori Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ai theksoi se ndërthurja e kapaciteteve operacionale, ekspertizës dhe teknologjisë ka mundësuar identifikim të hershëm të zonave me risk, ndërhyrje më efikase në terren dhe ulje të ndjeshme të rasteve të konstatuara dhe bimëve narkotike të asgjësuara, duke konfirmuar efektivitetin e qasjes parandaluese dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërkaq, z. Bucossi, gjatë fjalës së tij, vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit që tashmë është kthyer në një traditë model të partnertitetit policor. Gjithashtu, ftoi Drejtorin e Përgjithshëm, për një vizitë zyrtare në Itali, si dëshmi e angazhimit dhe vullnetit të përbashkët, për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim të bazuar në profesionalizëm dhe besim.

Më tej, Gjeneral Brigade Franzese, i kënaqur për rezultatet e arrira gjatë fushatave për monitorimin ajror, theksoi se Policia e Shtetit ka qenë gjithmonë e gatshme për të verifikuar shpejt, çdo koordinatë të raportuar nga shërbimet e GDF-së, dhe për të ndërhyrë për asgjësimin, në çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Next Post
Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike

Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

October 8, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

October 8, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë

October 8, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti!

October 8, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta që ha të mëdhenjtë e nuk rrit të vegjlit

October 8, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky kërkesë SHBA-së: Na lejoni të përdorim Starlink dhe do të shihni që Putini do të ulet tryezën e negociatave

October 8, 2026
Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

October 8, 2026
Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com