• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria në shënjestër të spiunëve të huaj”/ SHISH: Kush po përdoret për objektivat e tyre

by Java News
25/06/2022 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si vend anëtar i NATO-s, kontribuese për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Në raportin e fundit të publikuar nga SHISH, në qendër të aktivitetit të tyre për grumbullimin e informacionit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionimi properëndimor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe aleatët strategjikë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes.

Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjencës e kanë fokusuar aktivitetin në amplifikim të problematikave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetjen e faktorëve destabilizues të brendshëm, në ruajtjen e status kuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimeve nga roli i saj në raport me Perëndimin.

Aktivitetet hibride të aktorëve joperëndimorë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitetesh po bëhen më evidente ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratizuese dhe integruese.

Çështjet e hapura dhe të pazgjidhura ndërshtetërore e ndëretnike e kanë shndërruar rajonin në terren të favorshëm për aktivitetet hibride të aktorëve globalë dhe rajonalë, kundërshtarë të rrugëtimit pro-perëndimor, për arritjen e synimeve të tyre për zgjerimin e influencës, thellimin e mosmarrëveshjeve midis vendeve të rajonit dhe pengimin e progresit në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Qasja e këtyre aktorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshin përdorimin e një game të gjerë mjetesh të hapura dhe të fshehura, duke kombinuar aktivitetet e inteligjencës me diplomacinë, presionin ekonomik, sulmet kibernetike, përdorimin e hapësirës online për aktivitete propaganduese, dezinformuese dhe fabrikimin të lajmeve të rreme, me synim shkurajimin dhe cenimin e kohezionit politik e social mes vendeve të rajonit, mes faktorit shqiptar në rajon, influencimin e vendimmarrjes, si në fushën e politikës së jashtme ashtu dhe atë të mbrojtjes.

Propaganda dhe dezinformacioni janë instrumentet më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjencës jomiqësore për të promovuar interesat strategjike të politikës së jashtme, për të ndikuar në perceptimin e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombëtare në fushën e sigurisë, dhe për t’u prezantuar si alternativa të besueshme kundrejt aktorëve perëndimorë në rajon.

Në këtë aspekt, segmente të caktuara nga shoqëria civile dhe akademikë, qendra gjuhe e kulture, gazetarë, media e shkruar, vizive dhe online, si dhe rrjetet sociale, janë nga kategoritë që përdoren dhe shfrytëzohen nga këta aktorë për arritjen e objektivave të tyre./

Next Post
“Kemi videot duke bërë seks, do ta hedhim në internet”/ Histori dramatike nga një shkollë 9-vjeçare: Si u detyrua nxënësja të vidhte edhe mësuesen

“Kemi videot duke bërë seks, do ta hedhim në internet”/ Histori dramatike nga një shkollë 9-vjeçare: Si u detyrua nxënësja të vidhte edhe mësuesen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In