• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kemi videot duke bërë seks, do ta hedhim në internet”/ Histori dramatike nga një shkollë 9-vjeçare: Si u detyrua nxënësja të vidhte edhe mësuesen

by Java News
25/06/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute.

Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin e saj, atë të një historie që vajza pati me një të ri. Nga burime të Policisë bëhet me dije se ngjarja e rëndë është raportuar në Policinë e Kamzës nga prindërit e një vajze minorene, së cilës kushërira e saj i prezantoi një djalë.

SI NISI HISTORIA

Në takimin e parë, siç tregon nxënësja e shkollës nëntëvjeçare, ajo doli për kafe me kushërirën dhe një shoqe. I riu iu prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16- vjeçarin me inicialet O. O. disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip “Audi”. Në një nga këto ditë, ajo doli vetëm për vetëm me O. “Ai kreu marrëdhënie me mua dhe në fillim kundërshtova, pasi ishte pak më i madh se unë në moshë. Ndërsa herët e tjera kryem marrëdhënie edhe me dëshirën time”, deklaron e mitura në Polici. Burimet policore bëjnë me dije se fëmija i ndërpreu kontaktet me 16-vjeçarin befasisht. Kanë qenë shoqet e saj që e kanë vënë në dijeni se O. ishte larguar jashtë Shqipërisë. Por pas kësaj ndarjeje, vajza i thotë Policisë së Kamzës se nisën problemet reale.

“Më dolën para dy shoqet dhe më thanë se dispononin një video timen intime, ku thoshin se shfaqesha duke kryer marrëdhënie me O. Megjithëse isha e bindur se nuk e kishte filmuar aktin, u tremba se shtuan që do ta bënin virale në internet këtë çështje. Dy shoqet e mia, të cilat gjithashtu kanë të dashur dhe familja e tyre nuk e di, më kërkuan para që mos ta shpërndanin çështjen. Nisën me 50 deri në 60 mijë lekë secila”, dëshmon e mitura në Polici.

Sipas këtij kallëzimi, rezulton se dy të miturat gjobëvënësve, kanë përfituar shuma të herëpashershme nga nxënësja që si fillim grabiti prindërit.

“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh te dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do ta nxirrte sekretin. Duke u ndjerë e terrorizuar, shkova në njërën nga klasat, pashë çantën e mësueses dhe mora kuletën”, tregon e mitura.

EPISODI TJETËR

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sekreti i fëmijës ka dalë. Një tjetër nxënëse e një tjetër shkolle i është afruar fëmijës në orën e fizkulturës. Siç thotë Policia ajo i tha:

“Videon e kam unë, t’i shfaqesh duke bërë seks dhe do t’ua tregoj të gjithëve. Dua 70 mijë lekë e urdhëroi edhe E. SH”. Serish fëmija ka hedhur sytë nga çantat e mësuesve, njëra prej të cilave e kapi në flagrancë. “Sapo më pa, fillova të qaj dhe mësuesja më pyeti a kisha ndonjë hall dhe se do më ndihmonte dhe do të mi jepte paratë.

I tregova të vërtetën dhe ajo telefonoi prindërit. Më tha se do të më ndihmonte”, denoncon vajza. Kur Policia nisi marrjen në pyetje të nxënësve, këqyri gjithashtu edhe rrjetet sociale si “Snapchat”, përmes të cilit ajo caktonte takimet me 16- vjeçarin.

Sipas saj, sekreti i doli nga shoqja e ngushtë.

“Ajo ishte në kafen e parë midis meje dhe kushërirës dhe aty e mori vesh. I tregoja çdo gjë dhe ajo ishte e para që më kërkoi para”, akuzon fëmija. Shoqet e së miturës kanë mohuar kategorikisht të kenë vendosur gjobë.

“Nuk kam asnjë dijeni që shoqja ime ka lidhje me ndonjë djalë. Nuk kam të dashur. Bisedat për djemtë që ajo bën e ka fjalën për shokët e mi të klasës. Në asnjë rast nuk e kam shantazhuar dhe nuk disponoj video të tillë në telefonin tim”, justifikohet shoqja e ngushtë që është nën moshë dhe që për këtë arsye ajo dhe të tjerat shpëtuan nga arrestimi.

Policia thotë sakaq se ka nisur hetim në mungesë për 16-vjeçarin për marrëdhënie seksuale me të mitura. Ai përshkruhet se është nga zona e Laçit dhe se është zhvendosur jashtë Shqipërisë, së bashku me familjen./Gazeta “Si”

g.kosovari
Next Post
Ergys Dashin e eliminuan në Ekuador/ Shkatërrohen dy bandat e tij në Slloveni! 11 në pranga, sekuestrohen 60 mijë euro

Ergys Dashin e eliminuan në Ekuador/ Shkatërrohen dy bandat e tij në Slloveni! 11 në pranga, sekuestrohen 60 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com