• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria në prag të zgjedhjeve vendore

by
17/06/2015 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën më 21 qershor, në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet vendore. Për herë të parë gjatë 24 viteve pluralizëm, në këto zgjedhje do të zbatohet reforma e re territoriale që ndan 12 qarqet e vendit në 61 njësi vendore ose bashki.

Dekriminalizimi

Ndërkombëtarët kanë theksuar që në nisje të fushatës, çështjen e dekriminalizmit.

Faktori ndërkombëtar, u ka bërë thirrje forcave politike, kryesisht partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, që të spastrojnë listat nga emra, mbi të cilët rëndojnë dyshime për rekorde kriminale.

Ndonëse si ambasadori amerikan Donald Lu, ashtu edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre, forcat politike kanë deklaruar se kandidatët e tyre janë të pastër.

Burime mediatike bëjnë me dije se një listë me emrat e kandidatëve të inkriminuar është shpërndarë nga ambasadat e huaja për partitë politike, por këto të fundit, nuk kanë reaguar.

Mëgjithatë, akuzat e ndërsjellta mes forcave politike janë të ashpra e direkte për emra kandidatësh të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Vetëm Partia Demokratike, ka reaguar në një rast, duke tërhequr kandidatin e saj nga gara për bashkinë e Këlcyrës.

Koalicionet në garë

Në këto zgjedhje përballen koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, dhe koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Në koalicionin e majtë, 15 kandidatë për 61 bashkitë, janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati kryesor i Partisë Socialsite në pushtet.

Ndër bashkitë kryesore ku gara pritet të jetë e ashpër, janë Tirana, ku kandidojnë Erjon Veliaj nga Partia Socialiste, Halim Kosova nga Partia Demokratike, si dhe kandidatët e pavarur Gjergji Bojaxhi, Sazan Guri dheArben Tafaj.

Në Durrës përballë kandidatit të PS-së Vangjush Dako që kërkon mandatin e tretë, kandidon Grida Duma nga PD. Në Shkodër përballen dy zonja,Voltana Ademi për Partinë Demokratike dhe Keti Bazhdari për Partinë Socialiste. Në Elbasan, përballë Qazim Sejdinit të PS-së që kërkon mandatin e tretë, është Ardian Turku i PD-së.

Problematika e fushatës

Fushata për zgjedhjet e 21 qershorit, ka ngritur problemin e financimit dhe fondeve të partive. Sipas përllogaritjeve, mënyra e organizimit të fushatës, reklamat televizive, infrastruktura e fushatës, takimet elektorale dhe transmetimet televizive, janë financime që nuk justifikohen dot me shifrat që publikohen në KQZ dhe që jepen për mediet.

Por, të gjitha forcat politike nuk bëjnë transparente të ardhurat shtesë për fushatë.

Parregullësitë e para të denoncuara deri më tani, janë pretendimet për regjistrimin e zgjedhësve të importuar në zona të ndryshme.

Partia Demokratike pretendon se Partia Socialsite po regjistron punonjës të administratës nën presion, për të shtuar votat në Durrës, ndërsa socialistët akuzojnë demokratët se po regjistrojnë në mënyrë fiktive zgjedhës në Bashkinë e Vlorës.

Gjithashtu, shit-blerja e votës mbetet një problem, për të cilin si ambasadori amerikan ashtu dhe ambasadorja e BE-së u kanë bërë thirrje publike shqiptarëve që të mos shesin votën e tyre.

Sondazhet

Sondazhet kanë nisur, dhe deri më tani është kompania italiane IPR Marketing që ka publikuar sondazhet e para. Sipas saj, Partia Socialiste udhëheq ndjeshëm ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatëve të saj.

Monitorimi i zgjedhjeve

Zgjedhjet e 21 qershorit do të monitorohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së dhe ODHIR-it.

Misioni drejtohet nga zonja Audrey Glover. 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër po ndjekin ecurinë e fushatës dhe do të vëzhgojnë procesin e zgjedhjeve më datën 21 qershor. REL

Next Post

E-mailet që po sikletosin Hillaryn!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In